Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skandali i trukimeve në Greqi, përfshihet edhe presidenti i Olympiacos-it

Një skandal trukimesh ka përfshirë futbollin grek, teksa 28 këshilli i Gjyqtarëve të Lartë ka ngritur akuza për plot 28 persona. Ndaj këtyre personave rëndon akuza e përfshirjes në rastet e ndeshjeve të trukuara, në kampionatin grek.

Emri më i bujshëm në këtë listë është Evangelos Marinakis, presidenti i skuadrës greke Olympiacos-it të Pireut. Krahas Marinakisit, në këtë listë ka edhe zyrtarë të Federatës greke të Futbollit, arbitra, trajnerë, apo ish futbollistë të klubeve që militojnë në Superligën greke.

Ndaj biznesmenit Marinakis, pronar anijesh tregtare dhe një prej njerëzve më të pasur në Greqi, do të vazhdojnë të ekzistojnë kushtet kufizuese që ka vendosur Prokuroria për të, si ndalimi i largimit jashtë shtetit, 200 mijë euro garanci, paraqitje në rajonin më të afërt të policisë, si dhe ndalimi i çdo pjesëmarrjeje që ka të bëjë me aktivitetet futbollistike të vendit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...