Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skandali i trukimeve të ndeshjeve, nis hetimi ndaj klubit historik

Akuza për trukim ndeshjesh ndaj Benfikës dhe presidentit Rui Costa. Në futbollin portugez ka plasur një skandal në lidhje me “Shqiponjat e Lisbonës”, ndaj të cilëve është hapur një hetim zyrtar.

Të gjithë anëtarët e bordit drejtues nga viti 2016-2020, si edhe drejtuesit aktualë, do të jenë pjesë e një hetimi të zgjeruar. Mes tyre edhe Rui Costa, ish-mesfushori fantastik i Milanit, Fiorentinës, Benfikës dhe kombëtares luzitane.

50-vjeçari mori drejtimin e Benfikës në verën e vitit 2021, duke zëvendësuar në krye të klubit historik Luis Filipe Vieira, i cili dha dorëheqjen për shkak të akuzave për mashtrim dhe evazion fiskal.

Në hetimin aktual, dosja e prokurorëve është e mbushur me akuza për trukim ndeshjesh. Ndërkohë, rekordmenët e futbollit portugez (37 tituj) dhe dy herë kampionët e Europës, deklarojnë se janë të hapur për të bashkëpunuar me autoritetet kompetente.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...