Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skandali/ Skuadra portugeze punëson trajnerin që ngacmonte seksualisht futbollistet

Skandal me sfond seksual në ekipin portugez të femrave, Famalicão. Sipas gazetës “Público”, pas disa javësh hetime dhe pas konsultimit me burime të ndryshme, trajneri Miguel Afonso është i përfshirë në një aferë seksuale. Ai akuzohet se ka ngacmuar futbolliste të ndryshme në fazën e tij të mëparshme në Rio Ave, por kjo e shkuar e dyshimtë nuk i ka penguar drejtuesit e Famalicaos që ta punëson në skuadrën e tyre sërish me femrat.

“A ju pëlqejnë femrat apo meshkujt?” ishte një nga pyetjet e para që trajneri i bëri një prej lojtareve 19-vjeçare gjatë fazës parasezonale të Río Aves në vitin akademik 2020/21.

“Më pyeti disa herë nëse kishte diçka në pamjen e tij fizike që më tërhiqte. Më kërkonte video duke lëvizur trupin. Mendova se isha e vetmja, por më pas kuptova që nuk isha”, thotë njëra nga viktimat për gazetën “Puplico”.

“Ai na pyeti nëse donim të shtonim apo të humbnim peshë dhe në varësi të përgjigjes na kërkoi që t’i dërgonim një foto dhe ta mbanim të fshehtë bisedën”, zbulon një tjetër 19-vjeçare, e cila ka njoftuar prindërit e saj për këtë. “Kur i thashë që prindërit e mi nuk e panë këtë trajtim normal, ai u ndal, por më pas u takua me drejtuesit e klubit dhe shpiku gjëra që nuk i kisha thënë për t’i bindur se isha një element që klubit nuk i duhesha më.”

Nga hetimi rezulton gjithashtu se trajneri ka pasur lidhje marrëdhënie intime me një prej futbollisteve, së cilë snë fund i tha se gjithçka ishte shaka.

Trajneri, i cili gjithmonë i mohonte faktet, u largua nga Río Ave, por këtë sezon ai ka gjetur një vend në stolin e Famalicão. Me të dëgjuar lajmin, lojtaret iu ankuan presidentit të klubit, Jorge Silva, i cili deri më sot nuk ka bërë asnjë lëvizje për këtë çështje.

Marrja në punë e trajnerit u krye nga drejtori sportiv, Samuel Costa, i cili ishte në dijeni edhe të historisë së Miguel Afonsos.

“Kishte disa përfaqësues të lojtareve që më informuan për këto thashetheme, por pa asnjë lloj prove. Natyrisht, ne pyetëm trajnerin dhe ai na siguroi se e gjitha ishte një gënjeshtër. Ne e besojmë atë,” siguroi Costa.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...