Leo Messi thyen heshtjen dhe në një intervistë të dhënë për El Mundo Deportivon, të përditshmes sportive katalane, heq çdo dyshim për të ardhmen e tij.
“E adhuroj këtë skuadër dhe vendin ku jetoj. Kjo është shtëpia ime. Më pëlqen rutina ime, si në profesion dhe në jetën private. Puna ime më lejon të kaloj shumë kohë me fëmijët e mi. Më lejon të stërvitem dhe të shkoj në tryezë me Antonellën dhe të marr fëmijët. Kemi një jetë shumë normale që më pëlqen.”
Në këtë intervistë 6 herë fituesi i Topit të Artë foli edhe rreth skandalit që ka shpërthyer ditët e fundit të zbuluar nga Cadena Ser. Sipas këtij transmetuesi radiofonik, Barcelona i kishte paguar 1 milionë euro shoqërisë I3 Ventures për të sulmuar lojtarë të ndryshëm dhe ish-trajnerë, mes të cilëve vetë Messin, Piquenë, Xavin dhe Pep Guardiolën.
“Mbeta i befasuar. Isha në udhëtim, kështu që kur mbërrita pashë se çfarë kishte ndodhur. Presidenti na tha të njëjtat gjëra që ka shprehur në konferencën për shtyp.”
Për “yllin” argjentinas është e paperceptueshme që klubi të sulmojë pjesëtarët e tij, madje ata me më shumë influencë.
“Mendoj se është e çuditshme një gjë e tillë, thanë madje se ka prova. Tani është e nevojshme të presim dhe të kuptuar nëse e gjitha kjo është e vërtetë, ose jo. Nuk mund të themi shumë, por mua më duket shumë e çuditshme.”
