Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më 10 qershor, në Stamboll.
Lexo edhe:
“Bilbili” polak, sipas lajmit të publikuar nga “Repubblica”, “ka shumë mundësi që të zëvendësohet pasi ka marrë pjesë në demonstratën e një partie të ekstremit të djathtë, e njohur për pozicionet e saj ksenofobike, homofobike, raciste dhe anti-hebreje”.
Në orët e ardhshme pritet të ketë përditësime të këtij lajmi, me UEFA-n që ka hapur një hetim për këtë çështje.
