Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skela në “FanZone”: Jam me fat që ndodhem në Frankfurt, dua ta tregoj veten si trajner

Ervin Skela ishte një ndër të ftuarit e shumtë në emisioni “FanZone”, në SuperSport, këtë të mërkurë. Ish-mesfushori kuqezi, i cili po punon në akademinë e Frakfurtit, tregon se si përjetohet në Gjermani izolimi për shkak të Koronavirusit.

“Sigurisht që jam në shtëpi. Jam natyrë optimiste dhe mendoj se kjo situatë do të kalojë shumë shpejt. Në datën 16 të këtij muaji janë mbyllur të gjitha gjërat këtu, në Gjermani, dhe para dy ditësh ka dalë ligji që nuk duhet të ketë më shumë se dy veta në rrugë. Mund të dalësh pak në pyll, vetëm për vrap, por jo në grupe. Shumë të rinj nuk i morën seriozisht këto rregulla dhe Qeveria u detyrua të merrte masa më të ashpra”.

Komunikimi me ish-kuqezinjtë: Kjo është një periudhë mjaft e vështirë. Bisedoj me Çipin, Fakajn e tjerë, flasim më shumë se 10 herë në ditë. Kujtojmë edhe fotot e vjetra e shumë momente që kemi kaluar bashkë.

Bundesliga: Jam shumë me fat që ndodhem në Frankfurt dhe tek akademia ku rriten talentet. Në Europa League dhe në kampionat jemi mire. Tifozët këtu janë shumë të zjarrtë dhe kemi bërë një hap të madh përpara. Sot u fol në Gjermani që kampionati do të vazhdojë dhe mund të luhet pa tifozë, çdo gjë do të varet nga situata emergjente. Dua të bëj një thirrje: ne si shqiptarë duhet të bëjmë më të mirën për këtë që po kalojmë.

E ardhmja: A do të vija në Shqipëri për të marrë një skuadër? Unë e kam thënë që ndihem shumë mirë këtu dhe më kanë përfshirë në skuadër. Dua të marrë një skuadër këtu, në Gjermani, për të treguar treguar se sa i aftë jam.

 

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...