Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skemat e Duros, te Flamurtari shënojnë të gjithë

Te Flamurtari të gjithë shënojnë. Nuk është një ligj i shkruar në futboll, por kur një skuadër e përqendron ecurinë e saj në kampionat, e fokusuar te një individ apo një repart i vetëm, gjasat janë që fundi të mos jetë edhe aq i suksesshëm për ta.

Te Flamurtari, këtë filozofi mesa duket e kanë kuptuar shumë mirë dhe nisur nga kjo, në skemat e tij, tekniku i kuqezinjve Shpëtim Duro organizon një lojë gjithëpërfshirëse në aksionin e golit.

Momentalisht golashënuesi më i mirë në radhët e klubit bregdetar është Tomislav Bushiç me 6 finalizime, por po ti hedhim një sy autorëve të golave në disa prej ndeshjeve të luajtura së fundmi në kampionat, do të shohim si protagonist, elementë të ndryshëm.

Kështu, në takimin ndaj Kamzës, goli i vetëm dhe i fitores erdhi nga një mbrojtës, Ditmar Bicaj, ndaj Partizani sërish një fitore minimale dhe si protagonist u shfaq Ardit Hoxhaj.

E njëjta gjë ndodhi edhe ndaj Skënderbeut, ku avantazhi i përkohshëm erdhi sërish nga mbrojtësi Ditmar Bicaj dhe në takimin e fundit ndaj Lushnjës, zgjidhja erdhi nga stoli, nga i sapofuturi në fushën e lojës, Lejdi Liçaj, që na dhuroi një gol spektakolar.

Shpërndarja e golave po jep efektet e saj, sepse tani zgjidhja vjen nga reparte të ndryshëm dhe elementë të ndryshëm. Formulë e suksesshme kjo, që momentalisht i dhuron Flamurtarit vendin e dytë në kampionat.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...