Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Skenar i ri për Brojën, Chelsea e ofron në shkëmbim për mesfushorin e kombëtares

Armando Broja është një nga lojtarët më të përforlur në Angli gjatë këtyre javëve, teksa e ardhmja e sulmuesit kuqezi mbetet ende në pikëpyetje. Paraqitjet e tij me Southampton kanë qenë pozitive aq sa 20-vjeçari konsiderohet si një lojtar potencial për të dhënë kontributin e tij për Chelsean, por ofertat e  fundit në drejtim të sulmuesit mund të lëkundin drejtuesit e “Bluve të Londrës” që të mbushin arkën nga shitja e Brojës.

Mediat britanike tani kanë treguar një tjetër skenar të mundshëm. Skuadra e Thomas Tuchel mund të kërkojë shkëmbimin e Brojës me Declan Rice, futbollistin e West Ham. “Çekanët” kanë shprehur dëshirën për të blerë lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa në anën tjetër Tuchel kërkon Rice në “Stamford Bridge” dhe në të tilla kushte mund të aplikohet një formulë shkëmbimi me Chelsean që do të ofronte për Rice, Armando Brojën dhe Ross Barkley.

Për 23-vjeçarin e West Ham ka interes dhe nga Manchester United dhe kampionët e Manchester City, por tani në lojë futet edhe Chelsea. Fakti që West Ham e ka në listën e dëshirave Brojën, mund të ndikojë në gjetjen e një marrëveshje për të kryer këtë operacion, që do të bënte që të gjitha palët të ishin të lumtura në fund.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...