Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Skenarët/ Mjafton një pikë, Shqipëria praktikisht e kualifikuar në Evropian

Vetëm një skenar dramatik mund t’ia mohojë Shqipërisë pjesëmarrjen në finalet e “Euro 2024”, që do të zhvillohen në Gjermani. Kuqezinjtë nuk i kanë lënë asgjë rastësisë: e kishin fatin në dorën e tyre dhe nuk e shpërdoruan mundësinë e artë që iu dha.

Dy fitoret e fundit në “Air Albania”, 2-0 me Poloninë dhe 3-0 me Çekinë, praktikisht i kanë kualifikuar kuqezinjtë në eventin madhor të futbollit të Kontinentit të Vjetër.

Do të mjaftojë vetëm një pikë në dy ndeshjet e radhës, për ta prerë biletën si vendi i dytë. Por ambiciet dhe mundësitë janë më të mëdha: Shqipëria me një fitore e mbyll si e para e Grupit E.

Shqipëria ka grumbulluar 13 pikë, 5 më shumë se Çekia, që pas pak ditësh pret Ishujt Faroe, dhe 4 më shumë se Polonia, që luan në shtëpi me Moldavinë.

Fitorja e pritshme ndaj vendit të fundit do ta çonte Çekinë në kuotën e 11 pikëve dhe më dy ndeshje në dispozicion, ndaj Polonisë dhe Moldavisë.

Gjithashtu suksesi i mundshëm i Polonisë ndaj Moldavisë, i çon polakët në kuotën e 12 pikëve, një më pak se Moldavia.

Në këtë skenar, Shqipëria shkon në dy ndeshjet e fundit si kryesuese e grupit dhe do t’i mjaftonte një pikë, qoftë në Moldavi, qoftë në “Air Albania”, që të kualifikohej.

Lexo edhe:

Edhe nëse Moldavia bën surprizën ndaj Polonisë, sërish Shqipërisë do t’i mjaftonte një pikë, pasi moldavët do të duhet të fitojnë me Çekinë në ndeshjen e fundit për të shkuar në Evropian (edhe nëse fitojnë me Shqipërinë). Por nëse Çekia lë pikë me Moldavinë, nuk e kalon Shqipërinë edhe nëse fiton me Poloninë.

Rivalet e Shqipërisë në ndeshjet e radhës kryqëzohen me njëra-tjetrën dhe çdo skenar rezultatesh nuk e zbret Shqipërinë poshtë vendit të dytë (Shqipëria ka përparësinë e ndeshjeve direkte si me Poloninë ashtu edhe me Çekinë). Pastaj të mos flasim për skenarët më pozitivë: tre rivalët barazojnë në takimet mes tyre. Në këtë rast do të ishim të kualifikuar matematikisht që sot.

Duket se fati i Shqipërisë është parashkruar: do të jetë në Gjermani 2024, me shumë gjasa edhe si vendi i parë në grup.

 

 

Ndeshet e radhës:

(15 tetor)       Çeki – Ishujt Faroe

Poloni – Moldavi

(17 nëntor)      Moldavi – Shqipëri

Poloni – Çeki

(20 nëntor)     Shqipëri – Ishujt Faroe

Çeki – Moldavi

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...