Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Skenarët për qëndrimin e Shqipërisë në Ligën C

Shqipëria i mbylli me ndeshjet e Nations League me një humbje të rëndë në “Loro Boriçi” ndaj Skocisë me rezultatin 0-4. Për ironi, kuqezinjve u nevojitej një fitore 4-0 për të patur edhe shanse për vendin e parë, por ndodhi e kundërta, pësuan aq gola sa do të kishin dashur të realizonin.

Formacioni i Panuccit, gjithsesi, nuk I ka mbyllur ende llogaritë me këtë kompeticion, pasi qëndrimi ose rënia në një ligë më poshtë varet nga rezultatet e ekipeve të tjera që renditen në vendin e tretë. Sipas rregullores së UEFA-s, bien nga Liga C të gjitha skuadrat që renditen në vendin e fundit te grupet me nga 4 skuadra, si dhe vendi I tretë me renditje më të dobët. Në këtë rast merren për bazë pikët e grumbulluara me dy skuadrat e para të Grupit.

Më konkretisht, në Ligën C kanë siguruar rënien Estonia dhe Lituania, si të fundit në grupet respektive 2 dhe 4. E treta më e mirë e Grupit 2, Hungaria, tashmë ka shpëtuar pasi e ka lënë pas Shqipërinë me një pikë më shumë. Pas Kuqezinjve, me vetëm 1 pikë në renditjen e të tretave më të mira janë Qipro dhe Mali i Zi. Në Grupin 3, nëse Qipro nuk fiton me Norvegjinë dhe Sllovenia e vendin të fundit nuk fiton me Bullgarinë, atëherë nuk bie Shqipëria nga liga, por nëse sllovenët marrin tri pikë me Bullgarinë, atëherë në vend të fundit në grup zbret Qipro dhe Bullgaria si vend i tretë, ka një renditje më të mirë se Shqipëria.

Ndërsa në Grupin 4, mjafton që Mali i Zi të mos fitojë me Rumaninë që të mos e arrijë Shqipërinë në renditjen e skuadrave të treta më të mira, pra që kuqezinjtë të qëndrojnë në Ligën C.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...