Kategoria Superiore

Skenari i dy viteve më parë? Tirana duhet të mësojë nga gabimet

A do ta shpëtonte triumfi në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit sezonin e Tiranës? Bardheblutë e kryeqytetit janë në garë për mbijetesë dhe skenari për momentin duket i njëjtë me atë të dy edicioneve të kaluara, kur për herë të parë në histori zbritën nga elita e futbollit shqiptar. Sezoni i Tiranës ka qenë me ulje-ngritje të shumta.

Skuadra u ndërtua me pretendimin për të synuar zonën europiane, në asnjë moment drejtuesit nuk përmenden fjalën titull, dhe kjo u konsiderua si një bonus për 24 herë kampionët e vendit në menaxhimin e një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm. Madje u bë e ditur që në dispozicion të trajnerit, në atë kohë braziliani Ze Maria, ishte një grup që formonte dy formacione, me role të dubluara dhe alternativa cilësore në çdo repart. Gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin parashikuar dhe Tirana që në 15 javët e para do të regjistronte vetëm dy fitore, pavarësisht se loja e treguar në fushë jepte shpresa për një ekip që duhet të ishte në zonën e sipërme të klasifikimit.

Aktualisht, Tirana është në një situatë alarmante, pranë zonës së rënies dhe me një finale të parakohshme për t’u luajtur, atë ndaj Kastriotit në “Selman Stërmasi”. Sigurisht që ekipi mund të arrijë objektivin e vendosur në fillim të sezonit, pjesëmarrjen në kupat e Europës nëpërmjet fitimit të Kupës, por sa do t’i vlente klubit një arritje e tillë nëse bie një kategori më poshtë?

Një skenar i ngjashëm me atë të dy viteve më parë, që në shtëpinë bardheblu urojnë të mos ndodhë. Kur e pëson një herë, mund të ndodhë për gabimet e të tjerëve, por kur ndodh për herë të dytë radhazi, duhet të kthesh sytë nga vetja. Te Tirana duhet të marrin përgjegjësitë në mënyrë që futbollit shqiptar t’i kthehet me forcë krenaria e tij, klubi më i titulluar në vend.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency