Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënder Gega: Dua ta filloj me fitore, për Ahmedin vendos klubi

Partizani është gati për sfidën e parë të kampionatit, atë me Skënderbeun kampion, që do të luhet të premten në orën 19:45 në Korçë. Në konferencën e rastit për shtyp, para këtij takimi që çel Superioren, trajneri i të kuqve, Skënder Gega, u shpreh i bindur se skuadra e tij mund të marrë fitoren në këtë transfertë përballë ekipit kampion. Gega foli gjithashtu edhe për merkaton, duke lënë të hapur mundësinë e afrimit të Valon Ahmedit të Mariborit

Gati për Skënderbeun: Është e vërtetë që është ndeshja e parë, testi i parë i vërtetë. Kemi bërë disa miqësore dhe jemi në momentin më të mirë për të patur sukses. Skënderbeu ka kualitet dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën, është një skuadër që duhet respektuar, besoj se jemi gati.

Vetëm për fitore: Unë si natyrë nuk parashikoj, futbolli i ka të tre rezultatet. Duhet të marrim maksimumin. Unë, personalisht, duhet ta filloj me një sukses.

Merkatoja: Është e vërtetë që kemi afruar një lojtar nga Koreja e Veriut, është lojtar i kombëtares. Ka një CV mjaft të mirë, ka bërë një sezon të mirë. Nuk jap dot një përfundim, por deri më 31 gusht do të shohim me detaje për të dhënë vendimin përfundimtar. Ahmedi ka dëshirë të vij, por është në dorë të klubit. Nëse do të vijë, do të jetë një plus shumë i madh. Do të presim deri më 31. Është një liste qe ja kam propozuar klubit dhe po punohet. Sa me shume lojtar aq me mire

Presioni për titull: Mendoj se jemi në rrugën e drejtë. Vitin e kaluar u afruan njerëz me shumë bujë, sot zhurma është më e vogël. Jam i kënaqur me këtë grup, nuk kemi presion për t’u shpallur kampion. Nuk kemi presion nga fakti që nuk kemi fituar, por është dëshira për t’u shpallur kampion. T’ia lëmë kohës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...