Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënder Gega: E paskan frikë Partizanin, Hebaj titullar

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, u shfaq i revoltuar në konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën nga dënimi me një ndeshje pa tifozë. Edhe pse gjithmonë është munduar të qëndrojë larg përplasjeve që nuk kanë të bëjnë me atë që ndodh jashtë fushave të blerta, trajneri i të kuqeve deklaroi se dënimi i dhënë tregon se Partizanin e kanë frikë.

Vendimi i Disiplinës: Edhe në familje asgjë nuk është e përkryer, sidomos në Shqipëri. Ju e shihni çfarë ndodh në stadiumet tona. Askush s’na pyet nëse kemi pasur ujë të ngrohtë apo të ftohtë pas ndeshjes. Askush nuk pyet se çfarë rregullash apo ligjesh ka 20 km larg Tiranës, autobusi nuk hyn dhe ecim 10 km në këmbë. Dua që të paktën mos të na heqin tifozët. Nuk e dija që e kanë kaq frikë Partizanin. Nuk e dija që duan ta pengojnë me çdo rrethanë. Jemi në gjendje të mirë me lojtarët dhe tifozët. Jemi familje. Nuk kam premtuar as fitore dhe as titull, por do të shohim vetëm nga ndeshja e radhës për të fituar. E dua stadiumin plot edhe kundër nesh. Unë i bëj thirrje tifozëve këtu që të mos tërhiqen edhe pse nuk dot jenë ndeshjen me Kukësin. Janë pjesa jonë e rëndësishme. Durrësi është afër dhe luajmë në shtëpinë tonë.

Teuta: E shohim si të radhës dhe është e fortë. Këtë ndeshje shkojmë vetëm për të fituar. Asgjë nuk kam vendosur për formacionin. Do të ketë lëvizje shumë të vogla. Hebaj? Ai është “pyka” e grupit dhe ai që të gjithë ju keni kërkuar. Nesër do të jetë titullar. Mala? Nuk e parashikoj dot ndeshjen. Edhe për Malën do të shoh. Nuk prishet ajo që është kryesorja. Mala përshtatet mirë dhe ka luajtur si mbrojtës në të kaluarën. Do të ishte mirë të kishim Ibrahimin.

Ultras Guerrils: Tifozët janë lojtari ynë i 12-të, ata i japin bukuri stadiumeve. Në derbi tifozët u sollën shumë mirë dhe krijuan atmosferë. Pa tifozë është bosh. Shpresoj të ndryshojnë gjërat deri me Kukësin. Nuk është dhunë pse përqafon futbollistin. Dhunë është kur ndërpret ndeshjen, sulmon arbitrin ose futbollistët, por jo të përqafosh dikë. Ai u fut dhe iku për 30 sekonda. Futja e tifozëve në fushë nuk them që është shembull i mirë, por ka tolerime dhe investigim se sa kanë ndikuar në ndeshje. Është ndryshe rasti i Tiranës. Kompania që ka marrë përsipër ndeshjen, duhet të jetë vigjilente pasi është lehtë të hash fara.

Politika e klubit ndaj FSHF-së: Nuk duhet të merret sjella e mirë dhe profesionalizmi si dobësi dhe modesti. Ne po mundohemi të japim shembullin e mirë brenda dhe jashtë fushe dhe duam të japim një mesazh te mediat dhe kudo si nivel i lartë profesionalizmi, por nëse kjo e shqetëson FSHF-në…

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...