Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënder Gega: Në Durrës për futboll, nisim një projekt të ri

Tashmë pa presionin e titullit, por me autoritetin e kampionit të saposhpallur, trajneri i Partizazit, Skënder Gega, deklaroi se në ndeshjet e fundit do t’u jepet më shumë hapësira lojtarëve që kanë luajtur më pak përgjatë sezonit.

“Kemi plan që këtë javë të aktivizojmë një pjesë të lojtarëve, që ndoshta s’kanë pasur hapësirën e duhur, por që kanë qenë pjesë e Partizanit dhe kanë kontribuar edhe ata. Impenjimi në stërvitje ka qenë nga të gjithë, përjashto Alban Hoxhën që ka pasur probleme shëndetësore. Në Durrës do shkojmë të luajmë futboll. Shkojmë përfaqësojmë Partizanin dhe të luajmë me dinjitet. Shumë shpejt do të ulemi me presidentin dhe drejtorin të shikojmë për një projekt të ri, pa zbehur vlerat e asnjë lojtari te Partizani.

Ndeshjet e mbetura: Kryesorja u arrit. Do të kisha dëshirë të kishim sa më shumë pikë. Do t’i marrim ndeshjet me radhë. Po presim me padurim të luajmë me Kukësin, do të jemi pranë festës dhe ngritjes së trofeut

Forma e Bardhit: Ky ekip ka vlera dhe janë teknike. Filozofia jonë ka qenë t’u gjejmë vendin e duhet dhe t’i marrim maksimumin. Keni parë edhe Trashin, që u shpall edhe lojtari i vitit, kishte mendime të ndryshme për pozicionin e tij. Në filozofinë time mendoja se bënte mbrojtësin. Mala nuk ka qenë kur kam ardhur unë sulmues krahu. Edhe për Bardhin e njëjta gjë. Hoqëm atë idenë e sulmuesit kryesor. Katërshja e sulmit, përfshi Mensah dhe Hebajn në momente të veçanta ka bërë mirë. Bardhi nuk ka dalë shumë në pah, por është një nga ata që ka bërë shumë kilometra dhe ka dhënë kontribut. Që një ekip të funksionojë duhet të ketë 11 ushtarë. Ka pasur shumë probleme me rrëzat e kofshëve, ka sakrifikuar. Pati një lodhje fizike. Ka luajtur dhe ka bërë maksimumin, duke mbajtur në panik Tiranën.

Ndërhyrjet në merkato: Kur e kam nisur me Partizanin, baza ka qenë. Nuk ishte brilante, pasi kemi pasur probleme. Edhe Ibrahimi që u tha se ishte ne limite, u rrit dhe korrigjoi veten. Ndërhyrjet nuk do jenë drastike. Nuk kemi nevojë për ndërhyrje drastike. Nuk është vetëm Championsi sezoni ynë, punojmë për të ardhmen. Mund të mbarojë shumë shpejt, mund të zgjasi pak. Nuk do tentojmë të bëjmë spektakël. Kemi nevojë për afrime, sikurse Reali dhe Barcelona. Kam dëshirë që ky grup të respektohet. Po të ishte për mua, do i mbajmë të gjithë. Shitje? Uroj me shpirt. Nëse një lojtar fiton titullin pas 26 vitesh dhe merr një ofertë shumë të mirë, do ta mbështesja. Gjithsesi ka marrëveshje mes tij dhe klubit, janë të tjerë që drejtojnë. Uroj të ikin te Barcelona të gjithë.

Çinari: Çinari nuk ka pasur asnjë problem. Është një garë, luajnë 11 deri në 14 lojtarë. Lojtarët kanë marrë pjesët e veta. Nëse te Vllaznia ka pasur hapësirë, është ndryshe këtu. Partizani nuk është Shkodra, që është në Kategorinë e Parë. Ka qenë 19 vjeç kur ka luajtur atje. Ka ardhur i mirëpritur. Ka punuar jashtëzakonisht mirë. Jemi të kënaqur për atë që ka bërë. I duruari i fituari.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...