Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gega: S’i takon Skënderbeut “të hapë këmbët”, gati të drejtoj edhe në kategorinë e katërt

Erdhëm në Shkodër, që është djepi i futbollit, një qytet me kulturë. Është e pafalshme që trajneri të fusë frymë tolerimi. Shkodrën nuk e lëmë ne jashtë. Edhe nëse do të kishim dalë me pikë, do të kisha dëshirë që Shkodra të shkojë atje ku dëshiron.

Mbijetesa: “Shpresat janë të pakta, por unë mendoj që në futboll duhet një kulturë tjetër. Këta lojtarë duhet të jenë profesionistë. Nuk i takon Korçës të hapë këmbët këtu. Edhe nëse luajmë në kalçeto, duhet të japim maksimumin.

E ardhmja e lojtarëve: “E di që janë disa lojtarë premtues, shumë të rinj. Është puna e klubit se si do t’i zgjidhin. Të mbarojmë javët që kanë mbetur dhe klubi melojtarët do të ulen e të vendosin. E rëndësishme është të bëhet analizë e rëndësshme dhe të ringrihen.”

E ardhmja e trajnerit: “Nëse kam diçka që më intereson, mund të punoj edhe në katëgorinë e katërt. Kudo që të shkosh, si për kampion, si të biesh nga kategoria, ky është preofesioni, do të jap maksimumin. Jemi misionarë, duhet të lëmë diçka pas. Erdha më besim se do t’ia dilnim, më vjen keq për këta lojtarë dhe qytetin e Korçës. Për aq kohë sa kam qenë këtu jam ndier shumë mirë. Jam borxhli, nëse ka projekt serioz, jam gati të punoj”.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...