Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Barazim dhe gol i anuluar në Flamurtari – Kukësi, Skënderbe perfekt në fazën e parë

 

Nuk nxorri fitues, por ngjalli shumë polemika, përplasja më e fortë e javës së 9-të të Kategorisë Superiore mes Flamurtarit dhe Kukësit, e cila ishte edhe një sfidë direkte për vendin e dytë. Përfundoi 1-1 kjo ndeshje përbmyllëse e kësaj jave, që u luajt në një atmosferë të akullt në stadiumin “Flamurtari”, ku mungonin tifozët për shkak të dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës.

Kampionët në fuqi të Superiores u shfaqen cinikë, sidomos në pjesën e parë, kur Bakaj në të 37-ën ekzekutoi saktësisht një goditje dënimi. Por vetëm kaq, sespe Flamurtari hyri në fushë me një tjetër motivim në pjesën e dytë, derisa gjeti golin e barazimit me Bushic në minutën e 73-të, pas krosimit të Zhufos.

Momenti më i diskutueshëm i sfidës ishte ai i kohës shtesë, kur Zhufo realizoi direkt nga goditja e lirë, por për anësorin ishte pozicion jashtë loje i Mustës, që duket qartë që merr pjesë në aksion, por nuk e prek topin. Ky rezultat i shkon përshtat Skënderbeut, që e sheh rivalin më të afërt, Kukësin, me shtatë pikë më pak në tabelën e renditjes në përfundim të fazës së parë.

Skënderbeu i bën një mbyllje perfekte fazës së parë të Kategorisë Superiore, me 8 fitore e 1 barazim dhe kryeson bindshëm renditjen me 25 pikë.

Korçarët kanë arritur të mposhtin edhe Vllazninë, me rezultatin 2-0, në një takim ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Fillimisht ishte tiranasi Afrim Taku që i dha avantazhin Skënderbeut në minutën e 56’, ndërsa Ali Sowe dyfishoi shifrat në të 83-ën.

Takimi i luajtur në Korçë prodhoi një ndeshje me ritëm shumë të ulët, përveç 10 minutave të fundit, ndërsa te Skënderbeu ndihej edhe lodhja e 90-minutëshit të Beogradit.

Nga ana tjetër shkodranët e Gjokës, ndonëse vinin pas një rezultati fantastik në Kukës, nuk arritën të bëjnë të njëjtën gjë ndaj kryesuesve, pavarësisht dëshirës së treguar në fushë.

E nëse Skënderbeu e mbyll në mënyrë perfekte këtë fazë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vllazninë, që pas 9 javësh renditet në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë, duke lënë pas vetëm Lushnjën me 5 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...