Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu “asist”, Kukësi e Partizani “shpërdorojnë”

Emocione, gola, spektakël e polemika, por në fund verdikti i javës së 10-të të Superiores, kur bëhet fjalë për kreun, është ai për një “status quo”, me Skënderbeun që ruan distancën nga ndjekësit më të afërt. Dukej si java ideale për të shpresuar një rihapje kampionati, me Skënderbeun që në kalendar kishte sfidën më të vështirë, një përballje me Flamurtarin, që ka kualitet e forcë dhe me qetësinë e duhur po tregon se është një forcë me peshë e këtij kampionati. Një sfidë e mbrujtur në vigjilje edhe me jo pak rivalitet, duke evokuar atë të pak viteve më pare, kur në Vlorë ankoheshin për një titull kampion të rrëmbyer padrejtësisht. Skënderbeu, i penalizuar nga lodhja e futbollistëve të grumbulluar me përafqësueset e respektive e pa Lilajn, u ndal në barazim, e megjithatë ky ishte një asist i shpërdoruar nga rivalët. Pikësëpari nga Kukësi, që provoi në Kamëz edhe frikën e humbjes dhe që nuk mori më shumë se një pike, falë intuitës së Rrumbullakut, ndërkohë që Partizani bëri akoma më keq, u mund në Laç, duke e rritur akoma më shumë distancën me kreun. Rezultate në dritën e të cilave ndryshon edhe pyetja kryesore në lidhje me luftën për titullin. Nëse në përfundim të fazës së parë ishte a mund të ndalet ky Skënderbe me ritëm të pabesueshëm, tani gjërat ndryshojnë dhe pikëpyetja bie mbi rivalët: a kanë forcën për të përfituar, edhe kur gabon Skënderbeu? Përgjigja e javës së fundit është, jo, për Kukësin dhe Partizanin, ndoshta barrën për të mos e lejuar luftën për titull të vritet kaq shpejt, i duhet ta mbajë pikërisht Flamurtari.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...