Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu bën ligjin në Gjirokastër dhe merr kreun, Kamza dhe Flamurtari ndajnë pikët

Skënderbeu nuk ndalet më, fiton 0-2 në Gjirokastër dhe kap përkohësisht kreun e renditjes në pritje të supersfidës së javës Kukësi-Partizani. Bardhekuqtë e Shehit ishin shumë të fortë për Luftëtarin e Gentian Mezanit që këtë herë u dorëzua në shtëpi. Edhe pse zhvilloi një pjesë të parë të mirë në të cilën shpërdoroi dhe një rast të artë me Shkurtajn, Luftëtari ishte i pafuqishëm për ti bërë ballë forcës së Skënderbeut në pjesën e dytë. Bluzinjtë u ndëshkuan në minutën e 68-të nga Ardit Hoxhaj i cili kishte vetëm 3 minuta që kishte hyrë në fushë në vend të ish të madh të sfidës Dejvi Bregu. Fitoren e Skënderbeut e vulosi Bruno Dita në minutën 81-të me një gol shumë të bukur. Me këtë fitore korçarët u ngjitën përkohësisht në krye të renditjes në kuotën e 17 pikëve.

Përfundoi në barazim 2-2 sfida tjetër mes Kamzës dhe Flamurtarit e cila filloi me 15 minuta vonesë për shkak të mungesës në stadium të titullarëve të forcave të rendit. Golit të shpejtë të Sebino Plakut për vendasit iu përgjigj Busic në minutën e 23-të. Në fillimin e pjesës së dytë Musta i dha epërsinë Flamurtarit por atëherë kur dukej se vlonjatët po shkonin drejt fitores, mendoi malazezi Rolovic për t’i dhënë pak oksigjen Klodian Duros në stol. I asistuar nga Zisi, Rolovic realizoi golin e barazimit në minutën 87-të duke i evituar humbjen e 4-t rresht Kamzës që me pikën e marrë u ngjit në kuotën e 7 të tillave duke iu larguar dy vendeve të fundit, ndërkohë që Flamurtari i Dajës numëron 11 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...