Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Skënderbeu bie përballë Korabit, Luzi vazhdon ngjitjen  

Skënderbeu e ka mbyllur me disfatë takimin e raundit të 10-të të Kategorisë së Parë, ku përballë kishte ekipin e Korabit.

Korçarët u mbundën në transfertë me rezultatin 2-1, me golat që për vendasit i realizuan Joti në minutën e 8’ dhe Keko, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60’.

Për Skënderbeun rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Zguro, duke ekzekutuar penalltinë në minutën e 42’.

Pas këtij takimi Korabi ngjitet në vend të tretë me 17 pikë, teksa Skënderbeu qëndron në vend tëë shtatë me 13 pikë, por me korçarët që kanë një ndeshje të prapambetur.

Ndërkohë ndeshja Luzi-Besëlidhja u mbyll me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të kësaj sfide që u realizua nga Merdini në minutën e 60’, ose thënë ndryshe pas plot një ore lojë.

Pas kësaj përballjeje Luzi ngjitet në vend të katërt me 16 pikë, ndërsa Besëlidhja e Lezhës qëndron në vend të 13-të ose të parafundit me 9 pikë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...