Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skënderbeu dhe dimensioni i tij europian

Skënderbeu dhe njëherë tregoi se mbetet skuadra më e mirë shqiptare në Europë. Barazimi në “Maksimir” i korcarëve ndaj një prej skuadrave më të mëdha në Ballkan dhe Europë, por që shumë mirë mund të kishte qenë dhe një fitore nëse gjyqtarët nuk do të kishin “flirtuar” aq shumë me Dinamon, ishte treguesi i një ekipi që ka arritur një dimension tjetër për futbollin shqiptar duke qenë konkurues në Superiore por dhe në kontinent. Në Zagreb, Skënderbeu dhe në ndryshim nga dy vjet më parë luajti si i barabartë, pa frikë madje duke qenë në shumë momente të caktuara dhe superior. Gavazaj dhe Latifi, që erdhën disa vite më parë si dy talente, treguan se tashmë kanë fituar përvojën e duhur për të qenë lider falë dhe një strategjie të mirëmenduar nga klubi, që arriti të zhvillojë më tej këta dy futbollistë.

Për Latifin, Dinamo e Zagrebit ishte sfida e fundit përpara transferimit në Hungari, por Gavazaj me siguri do të jetë një e ardhme. Sowe gjithashtu tregoi se mund të mbajë i vetëm peshën e sulmit duke konfirmuar se ishte goditja e duhur në merkato duke vendosur shpeshherë nën presion mbrojtjen e kroatëve. Shehi mbetet si gjithmonë siguria mes dy shtyllave dhe në Zagreb në më shumë se një rast shënoi golin e tij nëpërmjet pritjeve të realizuara. Mbi të gjitha Skënderbeu ka krijuar një fizionomi loje dhe një mendësi fituese, që përkthehet siguri në veprimet e lojtarëve në fushë, shenja të një ekipi që luan natyrshëm, pa ndrojtjen e emrit që ka përballë por me vetëbesimin se mund të provojë të luajë shanset përballë cdo ekipi.

Në “Elbasan Arena” nuk do të jetë sërish e thjeshtë por e sigurtë është që Skënderbeu do ta luajë sërish si i barabartë sfidën e kthimit me Dinamon, pasi korcarët tanimë kanë kuptuar se mund të jenë pjesë e futbollit të rëndësishëm europian pasojë e strategjive të nisura vite më parë, e një projekti afatgjatë që më në fund po shpërblehet ashtu sic duhet në fushë, me bardhekuqtë që trokasin sërish në fazën e grupeve të Europa League për herë të dytë në 3 vitet e fundit duke tejkaluar dhe një periudhë të vështirë pas pezullimit 1-vjecar të Uefa-s. E kjo, nuk mund jetë kurrsesi më një rastësi!

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...