Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu dhe Flamurtari, rindizet gara për Europën!

Nuk është kampionati më i bukur në këto vite por mbetet një nga më të fortët dhe të paparashikuarit. Mjafton të shohësh se si ndryshojnë objektivat dhe humori i skuadrave nga java në javë për të vërtetuar diçka të tillë. Shumëkush mendonte javë më parë se Skënderbeu dhe Flamurtari kishin larë duart me Europën, por rezultatet e fundjavës që lamë pas i rikthejnë të dyja ekipet në garë. Pas dy humbjeve dhe një barazimi Skënderbeu iu rikthye suksesit ndaj Kukësit, triumf që zgjoi pretendimet jo vetëm për zonën Europiane por për ta mbyllur me stofin e protagonistit kryesor këtë kampionat. Në sprintin final kampionët shkojnë të karikuar dhe Europa mbetet objektivi minimal për më tepër që Teuta e vendit të 3 është vetëm 3 pikë larg.

Jo vetëm klasifikimi por loja dhe fakti që në dispozocion të trajnerit Orges Shehi po rikthehen të dëmtuarit është një ogur i mirë në Korçë. Situata është e njëjtë edhe në Vlorë, me Flamurtarin që nuk lejoi Laçin të shkëputej në përballjen direkte. Barazimi pa gola sigurisht që mbajti të pandryshuar diferencën, por në favor të kuqezinjve është fakti se Laçin e presin në shtëpi në fazën e katërt, ndërkohë që të gjitha skuadrat e pjesës së sipërme të klasifikimit do të duhet të masin forcat me ta. Diferenca me Teutën e vendit të 3 është 5 pikë, por djemtë e detit do të udhëtojnë në Vlorë në sfidën hapëse të fazës së 4-t ndërkohë që në llogari të Flamurtarit shkojnë dhe 3 pikët ndaj Kamzës. Duket qartë që situata në renditje ka ndryshuar për mirë tek vlonjatët të cilët duhet të bëjnë llogaritë me menaxhimin e lojtarëve dhe ndeshjeve në dispozicion. Tashmë 11 javë përpara fundit Europa është një mision i arritshëm për Skënderbeun dhe Flamurtarin, që deri në fund duhet të evitojnë hapat fals.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...