Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu dhe Kukësi me “halle” të ndryshme, korçarëve nuk ia falen gabimet

Skëndërbeu-Kukësi do të jetë përballja që do të mbyllë siparin e javës së 26-të ‘Abissnet Superiore’. Të dyja skuadrat vijnë pas ecurive të ndryshme ndërkohë që paraqitjet e tyre kanë qenë larg pritshmërive në këtë edicion futbollistik. Me emërimin e Skënder Gegës në pankinë, korçarët duket se dhanë shkëndijën e parë në transfertën e Laçit ku morën një pikë të çmuar.

Detyra e teknikut 58-vjeçar për të mbajtur Skëndërbeun në mesin e më të mirëve do të jetë mjaft e komplikuar ku çdo ndeshje tashmë konsiderohet një finale. Nga ana tjetër, Kukësi i drejtuar nga Diego Longo harroi ecurinë negative me fitoren e javës së kaluar ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, ndërkohë që do të provojë që të bazohet mbi suksesin ndaj Bluve të kryeqytetit për hapin e radhës.

Nga objektivi për titullin kampion te Kupat e Evropës, verilindorët gjenden tashmë në një tjetër garë, ku të pozicionuar në vendin e 3-të do të bëjnë çmos që të paktën të sigurojnë një biletë kontinentale. Në përbaljet direkte mes tyre në këtë sezon ka pasur nga një fitore për çdo skuadër.

Në fazën e parë Skëndërbeu fitoi me rezultatin 2-1 ndërkohë që verilindorët u kundërpërgjigjën në fazën e dytë ku triumfuan minimalisht 1-0. Sidoqoftë, kjo përballje pritet të jetë sërish emocionuese dhe ekipet do japin më të mirën për t’i marrë maksimumin kësaj përballje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...