Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu e feston me fitore rikthimin e titullit, Ahmataj e nis me humbje

Rikthimin e titullit të sezonit 2015-2016 nga KAS, Skënderbeu e feston me fitore. Në Korçë bardhekuqtë e Dajës mposhtën 3-2 Kamzën duke e çuar sërish në +12 avantazhin ndaj Kukësit ndjekës në renditje, me Skënderbeun që ka nevojë për vetëm 9 pikë në 7 javët e mbetura për të fituar edhe matematikisht titullin kampion. Nisi me humbje aventura e Julian Ahmataj në stolin e Kamzës me skuadrën kryeqytetase që pësoi humbjen e 4-ët radhazi duke përkeqësuar akoma edhe më shumë pozitat në klasifikim me Kamzën që tashmë rrezikon seriozisht mbijetesën. Golin që zhbllokoi shifrat e realizoi Gjergji Muzaka në minutën e 17-të, drejtëpërdrejtë nga goditja e këndit me topin që mori një trajektore të çuditshme duke përfunduar në rrjetë. Në të 28-ën Ali Sowe kthehu në gol 11-metërshin e fituar nga James dhe të shkaktuar nga Zguro duke e çuar rezultatin në 2-0, por Kamza nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat përpara pushimit mes dy pjesëve me dy gola të shpejtë. Fillimisht realizoi sulmuesi Ermir Rezi, ndërsa Zguro në të 45-ën shleu gabimin në rastin e penalltisë duke realizuar një supergol. Megjithatë festa e skuadrës nga periferia e kryeqytetit zgjati vetëm në dhomat e zhveshjes sepse menjëherë pas kthimit të skuadrave në fushë James këtë herë shënoi vetë duke i dhënë avantazhin 3-2 Skënderbeut, por edhe fitoren sepse ky gol rezultoi deçiziv pasi deri në fund, shifrat nuk ndryshuan më.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...