Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Skënderbeu fiton dhe merr kryesimin, Korabi zhgënjen sërish

Skënderbeu fiton dhe merr kryesimin
Skënderbeu fiton dhe merr kryesimin

Skënderbeu fiton dhe merr kryesimin e Kategorisë së Parë. Korçarët ia dolën të triumfojnë 2-1 ndaj Luzit në Korçë dhe të ngjiten në krye me 33 pikë, dy më tepër se Dinamo e vendit të dytë. Gjithsesi vlen të theksohet se kryeqytetasit luajë nesër ndeshjen e javës së 17.

Korçarët e Gvozdenovic vuajtën jo pak për të marrë fitoren, teksa sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 51-të nga Randi. Në të 71-tën Cahani riktheu baraspeshën, pro Frashëri shënoi golin me vlerë tre pikëshe tre minuta para fundit të takimit.

Lexo edhe:

Zhgënjen sërish Korabi, që pëson humbjen e dytë radhazi, këtë herë në transfertën ndaj Turbinës. Dibranët vinin pas humbjes minimale 1-0 ndaj Luzit dhe regjistruan të njëjtin rezultat edhe në Cërrik, duke zbritur në vendin e katërt me 26 pikë.

Derbi i Myzeqesë mes Lushnjës dhe Apolonisë u mbyll pa fitues pasi dy skuadrat ndanë nga një pikë, falë barazimit 1-1. Basha u dha avantazhin lushnjarëve në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte gjata që shënoi golin e barazimit. Në Orikum, vendasit mposhtën Burrelin me rezultatin 2-1.

Rezultatet e javës së 17 në Kategorinë e Parë:
SKËNDERBEU 2–1 LUZI 2008 (Randi 51′, Frashëri 88′ / Cahani 71′)

TURBINA 1–0 KORABI (Ahanonu 50′)

ORIKU 2–1 BURRELI (Karvalho 7′, Mateus 67′ / Koleci 18′)

LUSHNJA 1–1 APOLONIA (Basha 21′ / Gjata 68′)

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...