Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu fiton duelin e ekstremeve, ‘frymëmarrje’ për Vllazninë, shiu ndërpret Flamurtari-Laçi

Pasi pësoi humbjen e parë sezonale në Laç, javën e kaluar, Skënderbeu u rikthye te fitorja në duelin mes 2 ekstremeve të tabelës së renditjes. Skuadra e Dajës gjeti golin që në minutën e 3-të, me anë të James, që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Sowe dhe me finte e dërgoi topin në rrjetë. Gjithsesi Lushnjarët treguan se nuk janë dorëzuar dhe arritën të ndëshkojnë portierin Shehi, me anë të kapitenit Fation Sefa, në minutën e 28’.

Korçarët u hodhën sërish në kërkim të golit të avantazhit dhe e gjetën vetëm 1 minutë para fundit të pjesës së parë, me anë të sulmuesit nga Prizreni, Enis Gavazaj. Pjesa e dytë nuk ishte kaq e pasur, sa i përket golave të shënuar, ndërsa vlen të përmendet se në minutën e 82-të, portieri Spaho u ndëshkua me karton të kuq, pas një faulli ndaj Sowe dhe në portë u detyrua të futet sulmuesi Mikel Canka, për shkak se trajneri Dedja i kishte kryer të 3 zëvendësimet. Vetëm 3 minuta më pas, ishte Marko Radas që përfitoi nga ky episod dhe shënoi golin e 3-të për korçarët, duke vulosur fitoren 1-3.

Edhe Vllaznia arriti të rikthehet te fitorja, pas 2 humbjeve radhazi, duke mposhtur Kamzën me rezultatin 3-2. Shkodranët e nisën me vrull takimin dhe gjetën avantazhin që në minutën e 17’, me anë të sulmuesit vlonjat Andi Ribaj. Deri në fundin e pjesës së parë, pati shumë tentativa për të shënuar nga të 2 skuadrat, por nuk u veçuan momente flagrante.

Pjesa e dytë filloi menjëherë me vrull për Vllazninë, pasi Kalaja I sapofutur në fushë, kroson bukur për Çinarin në zonë dhe ky i fundit shënon golin e dytë. Por nuk ka qetësi për shkodranët, sepse në 3 minuta, Erdenis Gurishta rrezikon të hedhë në erë atë që ishte ndërtuar deri në ato momente. Qendërmbrojtësi gabon fillimisht në mbulimin e Plakut, duke i dhënë mundësi këtij të fundit të shënojë dhe të hapë takimin.

Më pas, ishte sërish Gurishta që prek me dorë në mënyrë naive një krosim pa pretendime të Fukuit dhe gjyqtari Klajdi Kola akordon penallti. Kapiteni i Kamzës, Sebino Plaku ka sërish mundësinë për të shënuar dhe barazuar rezultatin, por nga 11 metrat gabon dhe godet jashtë. Kaq mjafton për shkodranët që të marrin zemër dhe të organizojnë një sulm mjaft të bukur në minutën e 56’, që u konkretizua me golin e Arlind Kalasë. Në minutën e 79’, Olsi Gocaj gaboi në largimin e një topi, duke ia dhuruar atë kundërshtarit, Ymeri, që goditi menjëherë dhe shënoi duke rihapur sfidën. Gjithsesi, deri në vërshëllimën e 3-fishtë të arbitrit Kola, nuk asgjë për t’u shënuar dhe sfida mbyllet me 3 pikët për shkodranët.

Pas këtyre takimeve, Skënderbeu shkon në kuotën e 34 pikëve, duke e çuar në +9 distancën nga Flamurtari ndjekës, ndërsa Vllaznia bën një hap të rëndësishëm përpara, pasi shkon në vendin e 8, me 15 pikë, po aq sa ka edhe Teuta e vendit të 7.

U ndërpre pas 45 minutave lojë sfida mes Flamurtarit dhe Laçit. Rreshjet e dendura të shiut u bënë pengesë për vazhdimin e sfidës pasi terreni i rënduar nuk e lejonte mbarëvajtjen e këtij takimi. Delegati i ndeshjes vendosi që sfida të rifillojë të dielën në orën 14:00. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Laçit me një gol të Reginaldos. Tashmë Flamurtari i Shpëtim Duros do të ketë edhe 45 minuta në dispozicion për të përmbysur shifrat në një ditë të re. Gentian Mezani nga ana tjetër do të kërkojë të bëjë surprizën me Laçin e tij ndaj ish-skuadrës, ashtu siç bëri në 45 minutat e para të këtij takimi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...