Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu fiton në Lezhë, kualifikimi formalitet

Skënderbeu nuk i la asgjë rastësisë në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë me Besëlidhjen në Lezhë. Kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 1-2, për ta patur thjesht formalitet sfidën e kthimit në Korçë. Në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës skuadra bardhekuqe realizoi që në minutën e 8-të me Otto John, por vendësit barazuan me Camara në të 26-ën.

Në fillimin të pjesës së dytë, pikërisht në 51’, Nazmi Gripshi realizoi të dytin për Skënderbeun, me rezultatin që nuk ndryshoi në minutat e mbetura.

Duhet theksuar se Shehi e kishte marrë seriozisht Besëlidhjen, duke aktivizuar formacionin më të mirë. Në fakt kjo ndeshje ishte edhe një lloj testi për sfidën e së premtes me Partizanin, e vlefshme për javën e parë të fazës së tretë.

Formacionet:

Besëlidhja-Skënderbeu 1-2

(Camara 26’/Otto John 8’, Gripshi 51’)

Besëlidhja: Bajri, Miloti, Dibra, Hoxha (Hasaj 77′),  O. Camara, Tea (Përgjoni 64′) Hepaj, I. Kamara, Aboubakar, Fetaj, Rustemaj. Trajner: Vladimir Gjoni.

Skënderbeu: Teqja, Pëllumbi, Sambou, Vangjeli, Abazi, Taipi, Guexh (Qoshku 76′), Dita (Mara 66′), Hoxhaj, Gripshi, Otto John (Ajzeraj 70′) Trajner: Orges Shehi.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...