Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skënderbeu “flirton” me fitoren në Zagreb

Fati dhe gabimet arbitrare i hoqën Skënderbeut mundësinë për të shkruar me gërma të arta historinë në futbollin shqiptar. Edhe pse nuk shiheshin si favoritë korcarët dominuan ndaj Dinamos së Zagrebit brenda në Maksimir, duke u ndëshkuar nga naiviteti i minutave të fundit, por mbi të gjitha edhe nga vendimet jo të drejta të gjyqtarëve të ndeshjes, cka mbeten dhe pengu i vetëm i një mbrëmjeje fantastike, për skuadrën model të futbollit tonë. Ashtu sic pritej trajneri Ilir Daja hedh në fushë skuadrën me rreshtimin 4-3-3 duke i besuar që nga minuta e parë majën e sulmit 23 vjecarit nga Gambia Ali Soue. Skënderbeu e nis mirë takimin duke treguar dhëmbët apsi në dy minutat e para e mban të mbërthyer në gjysmëfushën e vetë Dinamon. Megjithatë rastin e parë e kanë pikërisht kroatët që në të parën dalje në fushën e korcarëve në minutën e 3 rrezikojnë me Hodzic pas një krosimi nga e djathta. Më pas radha është e Fernandez që provon nga distanca. Skënderbeu tregon se tashmë dinamo nuk është më një model për tu ndjekur, pasi diferencat janë mbyllur ndjeshëm. Në minutën e 9 Latifi shënon një gol por që për anësorin është në pozicion të parregullt. Përsëritja tregon se korcarëve i mohohet një gol mëse i rregullt. Goli i anulluar nuk demoralizon formacionin e Ilir Dajës, teksa është radha e një kroati të shfaqet me klasin e tij në Maksimir. Marko Radas tenton me një goditje dënimi por Livakovic bën mrekullinë. Loja spektakolare vijon për tanët që në minutën e 26 ndëshkohen sërish nga asistenti që sinjalizon një pozicion të paqenë jashtë loje për Soue.  Vendasit dominojnë me kontrollin e topit dhe për të synuar portën e Shehit duhet ndonjë ndihmë, si ajo që dhuron Gavzaj me topin e humbur në mesfushë por është Radas që ndal gjuajtjen e Resjak. 3 minuta më vonë Osmani një nga më të mriët në fushë fiton një duel për të nxjerrë përpara skuadrën, me Sabien Lilajn që tenton nga distanca. Në minutën e 32 Enis Gavazaj tregohet i pavëmendshëm për të përfituar nga pasiguria e mbrojtjes vendase. Megjithatë 5 minuta më vonë mesfushori nga Prizreni përmirëson jo vetëm vëmendjen në lojë por edhe kontrollin dhe pasimin e topit, duke nxjerrë Latifin përballë portierit Livakovic. 23 vjecari nga Prishtina tregohet egoist por fati është me të duke dërguar topin në rrjetë. 0-1, një rezultat mëse i merituar në favor të Skënderbeut që provon të shkojë në dhomat e zhveshjes me një avantazh akoma më të thellë. Nimaga fiton vetëm një goditje nga këndi ndërsa Latifi nuk arrin të mposhtë për të dytën herë Livakovic. Pjesa e dytë nis agresive për ish kampionët e superligës, me Soue që sheh ti anullohet goli përpozicion të parregullt. Kësaj radhe vendimi i asistentit është i drejtë. Pak sekonda më pas është Dinamo që rrezikon por Shehi tregon se pjesa e dytë do të jetë e tija, duke nisur me pritjen e parë ndaj Hodzic. Në të 50 është Fernandez që provon me kokë pas një krosimi nga e djathta, teksa 4 minuta më vonë i njëjti futbollist nuk është në vendin e duhur në momentin e duhur. Prej shumë minutash vendasit luajnë në të djathtë, ku Mici has vështirësi i lënë i vetëm nga Latifi. Dinamo është më agresive dhe mbetet prezente në sulm me Hodzic pikë referimi. Në të 55 është piërkisht boshnjaku që me stopimin e topit nxjerr jashtë loje Gojak.  më vonë është Doumbia që fton Fernandez por goditja e tij devijohet nga Pavlicic që luan rolin e një mbrojtësi. Iniciativa është e vendasve me korcarët që synojnë të mbrojnë rezultatin pa arritur të jenë agresiv në sulm. Megjithatë në minutën e 72 është James që nuk arrin të japë si duhet pasimin e fundit, teksa disa sekonda më vonë në një kundërsulm 3 kundër 3 është Latifi që nuk arrin të finalizojë. 14 minuta nga fundi vendasit tregohen zemërmirë, pasi Doumbia dhe Gojak nuk kuptohen me njëri tjetrin për të gjuajtur portën e Shehit. Minutat kalojnë dhe presioni rritet, teksa veterani Orges Shehi tregon gjithë klasin e tij. Në të 80 ndal Hodzic pas një goditjeje dënimi, por 4 minuta më vonë 40 vjecari tregohet monumental duke i mohuar një gol të sigurtë kilenit Henrikes. Një minutë nga fundi i lojës Latifi i jep mundësinë e kundërsulmit James por dueli i shpejtësisë fitohet nga portieri Livakovic. 5 minuta shtesë me kroatët që hidhen përpara të dëshpëruar. Megjithatë në minutën e 94 janë korcarët që bëjnë dhuratën duke i lejuar golin e barazimit. Henrikez që pa të ndalej nga një super Shehi kishte nevojë për fatin që të shënonte golin e barazimit. 1-1 na Maksimir, një rezultat i mirë për Skënderbeun por mbi të gjitha një lojë fantastike, ndaj skuadrës model në rajon. Bileta për në fazën e grupeve të Europa League do të vendoset në Elbasan Arena javën e ardhshme.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...