Kategoria Superiore

Skënderbeu ‘fluturon’ në krye, zhgënjejnë blerjet e Flamurtarit

Krye-ndeshja e javës së 19 në stadiumin ‘Skënderbeu’ mes korçarëve dhe Flamurtarit, pa të triumfojnë vendasit me rezultatin minimal 1-0. Ky 3-pikësh e shkëput Skënderbeun në krye të renditjes, me plot 11 pikë diferencë nga vlonjatët, që mbajnë përkohësisht vendin e dytë, çka bën që skuadra e Dajës të jetë më e qetë në rrugën drejt titullit kampion.

Ishte një takim nga i cili pritej shumë, por në fushë u panë dy skuadra të kujdesshme, që mundoheshin të mbyllnin hapësirat e kundërshtarëve. Korçarët patën disi më tepër iniciativë, ndërsa te Flamurtari, dy debutuesit e ardhur me shumë bujë, Tounkara dhe Muarem Muarem, nuk arritën të lënë gjurmë, duke qenë shumë larg pritshmërive.

Goli erdhi vetëm në minutën e 82-të dhe u shënua nga Gjergji Muzaka, që shfrytëzoi mjaft mirë një top në rrëmujë pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi.

Duket se edhe këtë herë nuk do të mungojnë polemikat, pasi vlonjatët protestuan gjatë për faullin që akordoi gjyqtari, dhe që solli në vijim golin. Edhe në momentin e golit, pak para se Muzaka të dërgonte topin në rrjetë, pati një goditje nga James, që dukej në pozicion të dyshimtë jashtë loje, gjë që u pretendua edhe nga portieri Nurkoviç.

Gjithsesi, në fund buzëqesh Skënderbeu, që vijon të shkëputet nga ndjekësit e tij dhe nga java në javë, afrohet më shumë me titullin kampion. Kategoria Superiore do të vijojë nesër me 4 takimet e tjera të javës së 19.

Incidenti me vëllain e Osmanit, ‘prish’ festën e golit të Skënderbeut (Video)

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top