Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu humbet për 3 javë Bajram Jashanicën

Skënderbeu sipas, të gjitha gjasave, nuk do ta ketë Bajram Jashanicën për dy takimet e radhës në kampionat. Qendëmbrojtësi 27-vjecar, që u dëmtua në fundin e pjesës së parë të sfidës me Vllazninë, iu përgjigj ftesës për grumbullim nga Përfaqësuesja e Kosovës për miqësoren me Letoninë, por thjesht për të konstatuar se e ka të pamundur angazhimin për testin në fjalë, me trajnerin Muharrem Sahiti që bëri të ditur për Supersport se mbrojtësit do të mund t’i duhet të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushës së futbollit. Një afat rikuperimi prej 3 javësh, nëse konfirmohet edhe nga testet e mëvonshme mjekësore, do të thotë se Jashanica do të humbasë të paktën dy takimet e radhës në Kategorinë Superiore, përballjen e mesjavës së ardhshme ndaj Flamurtarit në Vlorë, si edhe ndeshjen me Kamzën në stadiumin e Korcës. Takime ku Ilir Dajës i duhet të bëjë pa një element të rëndësishëm në fazën mbrojtëse për Skënderbeun, pasi Jashanica ka dhuruar siguri e paraqitje mjaft të mira para Orges Shehit këtë sezon. Ndërkohë, në dyshim serioz është impenjimi i Jashanicës edhe për përballjen e 23 nëntorit në Europa League me Dinamon e Kievit, me mbrojtësin që i duhet të djegë etapat e rikuperimit, për të qenë i gatshëm për sfidën me kryesuesit e grupit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...