Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu ka nevojë për ndihmën e tifozëve, klubi nxjerr në shitje abonetë vjetore

Ky sezon parashikohet të jetë një nga më të vështirët për Skënderbeun gjatë gjithë këtyre viteve. Me CAS që ka lënë në fuqi skualifikimin 10-vjeçar nga kompeticionet europiane dhe me drejtuesit që pritet ta çojnë çështjen në gjykatën federale zvicerane, skuadra është lënë disi pas dore dhe nuk është kompletuar ende për sezonin e ri. Edhe pse në stol u rikthye Ilir Daja, Skënderbeu ka nevojë për merkato dhe nuk është ende gati dhe këtë e tregoi edhe miqësorja e të shtunës ndaj Bylisit në të cilën korçarët u mposhtën me rezultatin 3-1. Për të qenë konkurues në këtë sezon, Skënderbeu ka nevojë për mbështetjen e tifozëve jo vetëm me praninë e tyre në stadium por edhe duke futur dorën në xhep për të ndihmuar financiarisht Skënderbeun. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare klubi i Skënderbeut ka nxjerrë në shitje abonetë vjetore për të ndjekur në stadiumin e Korçës të gjitha ndeshjet e skuadrës bardhekuqe në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Aboneja më e shtrenjtë është ajo në tribunën VIP ndërkohë që më e lira në tribunat D dhe E.

Njoftimi i klubit:

“KF Skënderbeu ju njofton se ka nisur rezervimi i aboneve sezonale për sezonin e ri 2019/ 2020.

Në ndryshim nga vitet e tjera klubi ofron abone sezonale me çmim të reduktuar edhe për tribunat A, B, C, D, dhe E.

Abonet sezonale vlejnë për të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë.

Çmimet e aboneve janë si më poshtë:”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...