Kategoria Superiore

Skënderbeu e nis si kampion, Shehi debuton me fitore

Skënderbeu konfirmohet si kampionia në fuqi e Superiores dhe e nis sezonin e ri me një fitore ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë në garën për të mbrojtur titullin. Në Korçë skuadra e Shehit mposhti 1-0 Partizanin falë një penalltie të fituar nga ylli i ri i ekipit Dejvi Bregu dhe të realizuar me mjeshtëri nga një ekspert si Gjergji Muzaka. Një gol në frymën e fundit pasi erdhi vetëm në minutën e parë shtesë në një ndeshje të kujdesshme dhe të luajtur me frikë nga të dyja skuadrat. Debutim me fitore në kampionatpër ish portierin legjendar të Skënderbeut në rolin e trajnerit Orges Shehi që pas fitores në Superkupë mori një tjetër rezultat të rëndësishëm. Gjithsesi kjo sfidë më shumë sesa për fitoren e bardhekuqëve do të mbahet mend dhe për dhunën e shkaktuar nga dy tifozeritë në gjysmën e pjesës së dytë që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, pasi policia private nuk kishte forcat e mjaftueshme për të qetësuar gjakrat, megjithatë situata u përmirësua shumë shpejt dhe ndeshja rifilloi. Në pjesën e parë rastin më të mirë e kishin vendasit me Gjergji Muzakën që u ndal nga Alban Hoxha. Në fraksionin e dytë Partizani ishte disi më kërkues me Telushin që vuri në provë Teqjan ndërsa Mala i vetëm përballë portierit të korçarëve gaboi në shënjestër. Por atëherë kur gjithçka po i drejtohet fundit, Dejvi Bregu i shpëtoi mbulimit të mbrojtësve të Partizanit me Alban Hoxhën që e frenoi me faull. Gjyqtari Eldorjan Hamiti nuk kishte asnjë dyshim duke akorduar 11-metërsh për vendasit, penallti të cilën Muzaka e goditi në mënyrë perfekte duke e çuar topin në trekëndësh për 3 pikët e para të Skënderbeut në këtë sezon të ri.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top