Abissnet Superiore

Skënderbeu-Laçi, sfidë që luhet vetëm për Guindon

Në stadiumin “Skënderbeu” do të luhet ndeshja e vetme e kësaj jave ku në mes nuk ka një objektiv sezonal për t’u arritur me të dyja skuadrat që i kanë mbyllur llogaritë dhe do të respektojnë kampionatin deri në fund. Ekipi korçar javën që shkoi preu biletën për në Kategorinë e Parë, ndërsa pas këtij verdikti trajneri Skënder Gega ndau udhët me Skënderbeun, që do të drejtohet në këto tre përballje nga Gentian Lici.

Laçi në krahun tjetër mendon qetësisht për takimin e fundit të sezonit, për finalen e Kupës së Shqipërisë me Vllaznisë, teksa ka siguruar vendin e dytë në Abissnet Superiore. Në një 90 minutësh pa presion, të dyja ekipet kanë mundësinë të tregojnë veten. Mundësi dhe për trajnerët për të aktivizuar dhe disa prej lojtarëve që kanë pasur më pak hapësira ose ndonjë element të ri që mund t’i shërbejë skuadrës për të ardhmen.

Motiv më tepër mund të ketë për sulmuesin e “bardhezinjve” Soliou Guindo, i cili ka ende një objektiv për të arritur, për të qenë shënuesi më i mirë i kampionatit, teksa aktualisht e sheh vetën në kuotë të barabartë golash me Taulant Seferin e Tiranës, me nga 16 gola.

 

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency