Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu-Luftëtari, apo “receta” e futbollit të bukur në sytë e Panuccit

Është pa dyshim ndeshja që premton më shumë për sa i përket spektaklit. Luhet Skënderbeu – Luftëtari, sfidë e dy skuadrave model për sa i përket lojës së bukur, përfundonte 2-0 në fazën e parë në Korçë, shënonin Sabien Lilaj dhe Enis Gavazaj, sot të dy kanë marë ftesat përkatëse për të përfaqësuar Shqipërinë, debutim absolut në Kombëtaren e madhe për futbollistin nga Prizreni. Në fazën e dytë një Luftëtar krejt ndryshe nga ai i fazës së parë befasonte Skënderbeun në Gjirokastër me dygolëshin e Kristal Abazajt, padyshim i lumtur që ka merituar ftesën e parë për në Kombëtare nga Panucci për miqësoren e 26 marsit. Janë shembulli për të treguar kualitetin e dy  prej skuadrave më të përfaqësuara në Kombëtare nga Kategoria Superiore, edhe pse Skënderbeu e Luftëtari nuk janë vetëm Gavazaj, Lila apo Abazaj, janë dy formacione që luajnë bukur, njihen përmendësh futbollistët e skuadrës korçare, ka ndryshuar pak dhe Luftëtari ku spikat harmonia mes lojtarëve sidomos në fazën sulmuese. Skënderbeu vjen pas ndalesës me Teutën, sirenë alarmi për tu zgjuar dhe gjetur përqëndrimin e duhur, Luftëtari mposhti 2-1 Kukësin në një sfidë ku tregoi shumë karakter, e padyshim dhe forcën e duhur tekniko-taktike për të vënë me shpatulla pas muri kampionët. Duel i bukur dhe ai i stolave, Ilir Daja dhe Hasan Lika, dy prej trajnerëve me më shumë eksperiencë në stolat e Superiores, mbetet në dyshim Vasil Shkurtaj për Likën që në ndeshjen e fundit zgjidhi Handikapin duke i dhënë Abazajt rolin e numrit 9, eksperiment i përfunduar me sukses me 21-vjeçarin që u zhbllokua duke gjetur golin pas një periudhe thatësire. Për Skënderbeun më shumë se sa punë pikësh është një çështje prestigji për të rigjetur menjëherë ritmin, për Luftëtarin ambiciet Europiane kalojnë përfundimisht nga Korça, por mbi të gjitha është një betejë ku pritet të fitojë futbolli.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...