Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sot, Skënderbeu – Lushnja, korcarët synojnë arratisjen

Është momenti i duhur që Skënderbeu të tentojë arratisjen. Java e 6-të e Kategorisë Superiore ngre siparin këtë të dielë me takimin Skenderbeu – Lushnja, që do të luhet në qytetin e Korcës. Formacioni i Ilir Dajës, me 13 pikë në 5 javët e para, ka shansin për të krijuar një shkëputje të ndjeshme, të paktën për 24 orë nga rivalët e Kukësit, me shpresën se verilindorët nuk do të arrijnë të fitojnë në “Zeqir Ymeri” një ditë më pas kundër Teutës.

Përballë do të ketë një Lushnje, që po vuan shumë në këtë fillim sezoni. Fitorja është detyrim, por stafi teknik po mendon edhe për takimin e raundit të tretë të Europa League kundër Partizanit të Beogradit në “Elbasan Arena”. Ilir Daja synon të kursejë disa elementë të rëndësishëm të formacionit bazë, si Osmanin, Sahitin dhe Lilajn, të cilët kanë patur shqetësime fizike, duke i mbajtur në stol. Të tre këta lojtarë, në fakt janë të gatshëm për takimin me “lagunarët”, por Daja dëshiron t’i ketë më formë optimale për kundërshtarët serbë. Lojrarë të tjerë të dëmtuar, të cilët Daja nuk i ka në dispozicion janë Gavazaj, Nespor dhe Nimaga.

 

Sot, ora 17:00

Skënderbeu – Lushnja

E hënë, ora 14:00
Kamza – Vllaznia
Kukësi – Teuta
Laci  – Flamurtari

Ora 17:00
Partizani – Luftëtari

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...