Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Skënderbeu mbërrin në Beograd, masa të rrepta sigurie!

Skënderbeu mbërriti në orët e para të mëngjesit në Beograd për sfidën e kësaj të enjteje me Partizanin e Beogradit e vlefshme për grupet e Europa League. 3 vjet pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, pritja e një skuadre shqiptare në Beograd ishte sërish nën masa të rrepta sigurie dhe pse këtë herë mungonin forcat ushtarake, një ogur i mirë se ndoshta do të ketë një klimë më pozitive dhe gjithcka do të vendoset brenda katërkëndëshit të lojës. Bashkë me ekipin, në delegacionin prej rreth 50 personash, udhëtuan drejt Beogradit dhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korcar në kryeqytetin e Serbisë. Në aeroport u vunë re forca të shumta policore, ndërsa ekipi u shoqërua drejt hotelit gjatë gjithë rrugës nga policia vendase. Skuadra është akomoduar në hotelin, “Crowne Plaza”, që gjithashtu është i rrethuar me forca të shumta policie. Sa i përket takimit, për ndeshjen e së enjtes janë instaluar 90 kamera sigurie dhe janë  angazhuar 700 policë që do të ruajnë rendin dhe do të ofrojnë sigurinë në stadium, ndërsa klubi i Partizanit u ka bërë disa herë thirrje tifozerisë së tij, që të evitojnë koret raciste dhe të respektojnë kundërshtarët, ashtu sic bënë ata në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.

  

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...