Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu mbetet “kockë” e fortë, tashmë askush nuk e nënvlerëson!

Me shpejtësinë që u krijua, me emrat e rinj të shumtë që gjenden në ekip, u mendua se Skënderbeu i këtij viti do të ishte kandidat serioz për të rënë në Kategorinë e Parë, por mjaftuan 3 javë për të ndryshuar plotësisht mendim për korçarët. Një ndeshje shumë e mirë me një pretendent titulli si Teuta dhe një pikë e fituar, më pas një humbje me kryesuesit e Vllaznisë që në këtë fillim nuk po i ndal dot askush dhe në fund një fitore me Bylisin, me dy gola kryevepër, që tregojnë se të rinjtë e Skënderbeut jo vetëm fitojnë por dhe guxojnë të shënojnë gola kryevepër.

Skënderbeu, ashtu si dhe në vitet e shkuara ka një identitet në lojë, ndoshta pak mungesë përvoje këtë sezon, por skuadra dëfren në momente të caktuara dhe mbi të gjitha di të jetë efikase. Ahmataj brenda një kohë shumë të shkurtër duket se ka arritur të bëjë një mini mrekulli te Skënderbeu, me një ekip që ende në fund të shtatorit nuk kishte zbritur në fushë dhe kishte paqartësi se kush do të ishte ekipi që do të përfaqësohej. Ajo fitore me Bylisin ishte treguesi se korçarët nuk duhen nënvlerësuar dhe nëse nuk do të jenë në garë për objektiva të rëndësishëm, të paktën me shumë siguri mund të kalojnë një kampionat të qetë duke na dhuruar herë pas here ndeshje shumë të mira si ajo me Bylisin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...