Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Skënderbeu kërcënon me 3 sulmues, në Beograd për ndeshjen perfekte!

Skënderbeu është gati. Skuadra korçare ka zhvilluar dhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Partizanin e Beogradit në stadiumin ku 3 vjet më parë Kombëtarja Kuqezi nuk mundi të luante një ndeshje normale futbolli. Këtë herë në kampin korçar shpresojnë që të mund të fokusohen vetëm te fusha në kërkim të një rezultati pozitiv përballë serbëve. Përqëndrim dhe përkushtim maksimal nga të gjithë futbollistët në grupin e skuadrës korçare ku egziston një atmosferë pozitive. Të gjithë janë të vetëdijshëm se për të hyrë në histori do të duhet ndeshja perfekte. Trajneri Ilir Daja për sfidën kundër serbëve mund të mbështetet si rrallëherë në një grup të plotë lojtarësh dhe gjendja është më e mira e mundshme. Do të jenë të gatshëm Bruno Dita dhe Enis Gavazaj që u rikthye me gol pas dëmtimit në kampionat kundër Luftëtarit e po ashtu dhe Tefik Osmani dhe Ali Sowe që kanë shfaqur probleme të lehta janë 100 gati. Trajnerit i mbetet në këtë mënyrë vetëm vështirësia e përzgjedhjes , por edhe ky duket një problem i tejkaluar pasi Ilir Daja e ka përvijuar 11-shen që do të zbresë në fushë dhe i ka idetë e qarta. I palëvizshëm mes shtyllave Orges Shehi ndërkohë që para tij do të jenë Radas dhe Jashanica, dyshja e qendrës që ofron më shumë siguri ndërkohë qe dhe nga krahët e mbrojtjes luajnë titulluarët fiks Kristi Vangjeli dhe Gledi Mici që në takimin e dy javëve më parë në Elbasan Arena u shpall dhe njeriu i ndeshjes në sondazhin e Uefa-s. Në qendër të mesfushës senatori Sabjen Lilaj, me 28 vjeçarin që ka detyrën për të balancuar repartet në fazat e ndryshme të lojës, ndërkohë që nga krahët Taku dhe Muzaka ofrojnë kualitet në fazën sulmuese dhe goditjet drejt portës. Në sulm, treshja e vijës së parë shikon në qendër Ali Sowe, në të majtë të sulmuesit nga Gaboni do të jetë James, ndërsa në të djathtë Gavazaj pritet ti japë të tjera impulse lojës falë kualitetit teknik dhe aftësive në driblim një për një. Është ky Skënderbeu anti-Partizan, 11-shja për të cilën këtë të enjte bëjnë tifo gjithë shqiptarët.

Skënderbeu:(4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Lilaj, Muzaka, Taku, James, Gavazaj, Sowe

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...