Kategoria Superiore

Skënderbeu më i fortë se fatkeqësia, thyen mallkimin

Më 29 tetor 2018, në “Selman Stërmasi” zhvillohej takimi kryesor i javës së 16-të mes Partizanit dhe Skënderbeut, në fund bardhekuqtë triumfuan me rezultatin e pastër 0-2, duke u konfirmuar në atë kohë si skuadra për t’u mundur. Kush do ta mendonte që nga ai moment do të kalonin thuajse 6 muaj deri sa 8 herë kampionët të riprovonin ndenjën e një triumfi larg mureve të shtëpisë në kampionat.

Duket sikur ka kaluar një shekull, aq shumë ka ndryshuar situata, rënia e lirë në fund të dhjetorit dhe një 2019 për t’u harruar, e megjithatë Orges Shehi ia ka dalë që mes vështirësive ekstreme ta mbajë skuadrën në garë për një objektiv të rëndësishëm.

Kukësi ishte “treni i fundit” drejt Europës, Skënderbeu u ngjit, megjithëse mbetet për t’u parë nëse do të zbresë në destinacion apo do të jetë i detyruar të ndalojë më herët në stacion.

Misioni ndoshta më i vështirë i sezonit, nën trysninë e një ndeshjeje të konsideruar finale, nuk ishte aspak i thjeshtë, sidomos po të llogaritet fakti që bardhekuqtë ishin pa Oto John, Sambou e Taipin me Radas, i cili për probleme fizike qëndroi në stol, dhe si të mos mjaftonte në ndeshje e sipër u dëmtuan 3 figura kryesore, Dejvi Bregu, Blerim Krasniqi e Gjergji Muzaka. Megjithatë, Skënderbeu u tregua më i fortë se fatkeqësia, triumfoi 0-3 në transfertë, duke e interpretuar takimin në mënyrën më të mirë të mundshme. Një skuadër që nuk lëshoi asgjë, u hakmor për atë eliminim në gjysmëfinale të Kupës.

Kalendari është në krah të korçarëve, vendi i 4-t, që të dërgon në Europë, nëse Kukësi fiton Kupën, është më pranë tashmë. Do të ishte thuajse si një titull i fituar, duke analizuar edicionin me “dritë-hije”. Kuptohet, Europa merr vlerë nëse gjykata e Lozanës i hap dyert Skënderbeut.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency