Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu, më i qetë për “revanshin” ndaj Luftëtarit.

Triumfi ndaj Kukësit hapi “oreksin” e Skënderbeut, që rikthehet fuqishëm në pretendimet për të synuar zonën europiane. Me fitoren e fundit, kampionët në fuqi jo vetëm rigjetën entuziazmin, por bënë dhe një kapërcim në klasifikim, pasi arritën Laëin në kuotën e 37 pikëve, duke u afruar me Teutën e vendit të tretë, që gjendet vetëm një fitore larg.

Ndalesa e kampionatit i ka shërbyer stafit teknik dhe trajnerit Orges Shehi ta përgatisë në mënyrën e duhur transfertën e Gjirokastrës. Ndaj Luftëtarit kërkohet vazhdimësia e rezultateve, por edhe revanshi për atë humbje të pësuar në shtëpi më 16 dhjetori të vitit të kaluar.

“Dhimbjet e kokës” për Shehin kanë përfunduar, pasi ekipi tashmë duket i plotësuar në shumë aspekte. Dejvi Bregu është bashkuar prej kohësh me grupin, edhe pse ende nuk është në gjendjen optimale për të luajtur si titullar. Megjithatë, ndaj Luftëtarit është një sfidë speciale dhe vështirë se vlonjati mund të heqë dorë për ta shijuar nga fusha e lojës.

Lajmi i mirë është aktivizimi i portierit Mario Dajsinani me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Shqipërisë, çka tregon se porta e kampionëve ka gjetur trashëgimtarin e duhur të trajnerit aktual. Por, mbi të gjitha, pajisja me pasaportë shqiptare e Shqiprim Taipit shton alternativat si në fushë ashtu edhe në stol për Shehin, i cili në këtë vit kalendarik duhet të zgjidhte midis cilësisë dhe mundësisë për të aktivizuar 4 të huajt që lejon rregullorja.

Tashmë Taipi jo vetëm që është një alternativë tejet cilësore, por i jep frymëmarrje stafit teknik për të aktivizuar të huajt e tjerë. Kjo qetësi i vlen shumë Skënderbeut në këtë sprint final të sezonit, ku synimi kryesor mbetet konfirmimi i zonës europiane, me shpresat për të fituar gjyqin me UEFA-n dhe njëkohësisht të drejtën e aktivizimit në kompeticionet e saj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...