Kategoria Superiore

Skënderbeu me mungesa, Shehi: Kukësi treni i fundit për Europën!

Si kurrë më parë në këtë dekadën e fundit, Skënderbeu nuk luan për trofe në përballjen e fundit sezonale me Kukësin, e madje pas humbjes me Teutën edhe Europa është kthyer në një destinacion jashtëzakonisht të vështirë, sfida me verilindorët është treni i fundit.

“Është ndeshje e vështirë, ndaj një ekipi shumë të fortë. Është ndeshja e fundit për objektivat tona. Do e tentojmë me gjithë forcën, edhe pse do të kemi shumë mungesa. Nuk është situata e mirë. Radas nuk është bashkuar me grupin dhe ka problem muskulor. Na u dëmtua edhe Kaba. Do luajë Lulaj, i cili kthehet pas disa muajsh dhe ende nuk ka formën më të mirë. Kemi edhe Pëllumbin, këta janë dy qendërmbrojtësit në ekip. Edhe Otto John nuk është në gjendje të luajë”.

Pavarësisht gabimeve arbitrale në sfidën e fundit, sjellja e Shehit karshi arbitrave nuk ndryshon, e njëjtë me standartin e Skënderbeut, Trajneri nuk merret me gjykimin, keqardhje ka vetëm për faktin se skuadra e tij nuk korri në rezultat atë që mbolli me lojë.

“Besim duhet të kemi. E kemi treguar që edhe në ndeshje të vështira kemi marrë maksimumin, madje edhe kur askush nuk e ka pritur. Do luftojmë me mundësitë që kemi”.

Skënderbeu prodhon, por nuk arrin të konkretizojë për Shehin është edhe një faktor psikologjik që ndikon në përpjestimin e zhdrejtë mes lojës dhe rezultateve.

“Na shqetëson fakti që na mungojnë disa pikë. Kemi pasur luhatje. E dinim, pasi të luash me shumë të rinj është risk”.

Kalendari ofron në radhë Kukësin, pastaj një sfidë në shtëpi me Luftëtarin që dhe në në fund pikët në tavolinë me Kamzën, por skuadra e ka të ndaluar të mendojë për kalendarin, sfida e radhës është vendimtare.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency