Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu me një këmbë në gjysmëfinale, por Daja nuk bën rotacion

2-0 është një rezultat që i lejon Skënderbeut të presë i qetë përballjen e mesjavës me Teutën. Skuadra e Ilir Dajës ka rinisur përgatitjet në Korcë me frymën e duhur pas fitores së rëndë ndaj Flamurtarit ndërkohë që edhe rezultatet e tjera të Superiores ishin favorizuese për Skënderbeun që gëzon tanimë një distancë të konsiderueshme me ndjekësit. Për ndeshjen e Kupës , trajneri Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion Nimagën i larguar me lejen e klubit, ndërkohë që jashtë planeve për ndeshjen në Kupë është lënë edhe Tefik Osmani me klubit që i ka dhënë mesfushorit kohën e nevojshme për të qëndruar pranë të vëllait i cili pësoi fraktura në kokë pasi u rrëzua nga tribuna e stadiumit gjatë festimit për golin e Muzakës. Për pjesën tjetër trajneri nuk vuan probleme dëmtimesh duke e patur grupin të gatshëm. Daja ka preferuar për seancën e së hënës më tepër aerobi dhe ushtrime ndërkohë që vetëm të martën do të përcaktohet edhe formacioni që do të zbresë në fushë për ndeshjen e Kupës me Teutën. Edhe pse avantazhi 2-0 i jep trajnerit mundësinë për t’iu dhënë më tepër shanse atyre që janë aktivizuar më pak, tekniku deri më tani i ka qëndruar strikt politikës së tij për sa i përket formacionit titullar duke e aplikuar pak rotacion në skuadër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...