Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu me “silenciator”, Shehi shton alternativat

Partizani dhe Kukësi janë mbretërit e merkatos së dimrit, pasi kanë bërë lëvizje të studiuara dhe shumë të bujshme. Diçka që në të shkuarën e kishte ekskluzivitet Skënderbeu. Kampionët, të cilët janë në pritje të vendimit përfundimtar nga gjykata e Lozanës, kanë ndryshuar strategji në merkato, si në verë ashtu edhe në këtë periudhë riparimesh.

Ekipi korçar përbëhet nga të rinj premtues, ndërkohë që pjesa më eksperte e skuadrës është në prapavijë, me kapitenin Marko Radas për të vijuar me Kristi Vangjelin dhe Fidan Alitin, duke shtuar mesfushorët Gjergji Muzaka dhe Bruno Dita. Gjatë ditëve të fundit, te korçarët ka patur të tjera lëvizje në dalje, ku Demte, Guedje dhe Guindo kanë mbyllur aventurën me bardhekuqtë, ndërkohë që janë afruar të rinj premtues dhe me potencial. Në letër skuadra nuk ndryshon shumë, pasi nga formacioni titullar e vetmja mungesë është ajo e Demtes, që mund të zëvendësohet me Taipin, ashtu siç u pa në pjesën e dytë të sfidës ndaj Partizanit.

Ndërkohë, afrimet e tjera shtojnë alternativat dhe për më tepër vendosin në garë lojtarët e formacionit për të dhënë më të mirën. Këto lëvizje, por dhe buxheti i skuadrës, konfirmojnë që ky Skënderbe nuk është më ai i viteve të shkuara dhe klasifikimi tregon realitetin. Kampionët janë aty ku e meritojnë, pasi nuk kanë më atë skuadrën e frikshme, ndërkohë që drejtuesit po largojnë presionin e trofeve nga skuadra për të nisur një cikël të ri.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...