Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Skënderbeu, miqësorja e radhës ndaj kampiones së Rumanisë Viitorul Constanta

Skënderbeu vijon prej 9 ditësh përgatitjet dimërore në Antalia, ku ka zhvilluar dhe dy takime miqësore ndaj Bursasporit dhe Besiktasit. Takimi i radhës do të zhvillohet këtë të hënë, ora 15:00, ndaj kampionëve në fuqi të Rumanisë, Viitorul Constanta.

Skuadra e Viitorul e drejtuar nga legjenda Gheorghe Hagi është një histori e jashtëzakonshme suksesi pasi u themelua vetëm 9 vite më parë, duke u ngjitur shpejt në majën e futbollit rumun e duke fituar titullin kampion.

Viitorul, që njihet për prodhimin e talenteve aktualisht ndodhet në vendin e 6-të të kampionatit rumun, pozicion që e çon në fazën play-off dhe i jep mundësinë të garojë për titullin kampion.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...