Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skënderbeu-Mlada, temperatura 40 ͦ tmerron çekët

Starti i dobët në kampionat dhe problemet e shfaqura nga mbrojtja e Mlada Boleslav janë një sinjal pozitiv për Skënderbeun. Korçarët i kanë të gjitha mundësitë të përmbysin humbjen 2-1 të pësuar përpara një jave në Republikën Çeke. Jo vetëm ndeshja në shtëpi, pasi të enjtën në “Elbasan Arena” do të jenë të shumtë faktorët në favor të Skënderbeut. Rivalët po vuajnë kalendarin e ngjeshur të fillimit të sezonit, ndërsa trajneri Dušan Uhrin i trembet temperaturave shumë të larta në Shqipëri.

“Besoj se humbja në ndeshjen e parë të kampionatit nuk do të na ndikojë. Tani duhet vetëm të përqendrohemi të kalojmë Skënderbeun. Jemi përpara ndeshjes së kthimit, por nuk kemi patur as kohë të stërvitemi si duhet. Do të përqendrohemi ta përgatisim sa më mirë ndeshjen dhe te rikuperimi i futbollistëve, pasi në Shqipëri duhet të luftojmë në temperaturën 40 gradë”.

Këtë të mërkurë, skuadra e Mlada Boleslav do të udhëtojë direkt nga Praga drejt Tiranës, për tu transferuar më pas në qytetin e Elbasanit, ku do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes së turit të tretë kualifikues në Europa League.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Kategoria Superiore

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës....

Kategoria Superiore

Pas dy vitesh në Turqi mes Superligës dhe Ligës së Parë ku u aktivizua me Menemenspor dhe Boluspor, Gentian Selmani rikthehet në Abissnet Superiore....