Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu, mungesa e stabiltetit nga transfertat, që mbeten një tabu!

Nuk është më serkret, transfertat janë kthyer në një tabu për Skënderbeun që klasifikimin duket se e vuan pikërisht nga vazhdueshmëria. Kampionët nuk janë më ajo skuadra e frikshme e 3 muajve të parë të kampionatit me fitoret që numërohen me pikatore. Madje nëse sheh ecurinë e skuadrës së Shehit nga tetori deri tek humbja në Laç vëren që sukseset me humbjet apo barazimet janë gërshetuar më së miri. Ndaj kurbinasve fitorja shërbente jo vetëm për klasifikimin dhe për t’i dhënë një mesazh rivalëve por mbi të gjitha për të rigjetur vazhdimësinë, diçka që është shtyrë për në sfidat e mbetura, gjithmonë nëse bardhekuqtë do t’ia dalin. 29 tetori i 2018-ës duket periudhë shumë e largët, pasi pikërisht atë datë është dhe fitorja e fundit në kampionat larg shtëpisë për Skënderbeun, një fitore bombastike ndaj Partizanit kryesues që ngjallte shpresat se në Korçë nuk kishin humbur shkëlqimin e viteve të fundit.

Ndaj Laçit u shfaq një skuadër me shumë besim dhe që u përpoq deri në fund, por shtylla dhe Selmani në superformë ndalën kampionët, të cilët janë të detyruar të vijojnë të besojnë. Nuk ka kohë për të vajtuar pasi në prag është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit në Kamëz, sërish një tjetër transfertë që mund t’i japë më shumë moral Skënderbeut për të shtuar ritmin në sprintin final. Në 6 javët e mbetura të kampionatit formacioni i Orges Shehit ka sfidën me Kamzën dhe 3 të tjera në shtëpi, aty ku paraqitjet dhe rezultatet kanë qenë në sinkron me njëri-tjetrin. Ajo që Skënderbeu duhet të përmirësojë janë transfertat e mbetura, një në Kupë dhe dy në kampionat, ndaj Tiranës dhe për ironi ndaj Kukësit kundërshtarit të Kupës. Tabutë janë për t’u thyer dhe nëse Skënderbeu ia del atëhere zona europiane nuk është një mision i pamundur dhe më pas mund të presë i qetë vendimin e çastit.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...