Kategoria Superiore

Skënderbeu ndal Partizanin, Teuta fiton me goleadë dhe merr kreun

Partizani nuk arriti të shkojë përtej një barazimi 1-1 në Korçë ndaj Skënderbeut, duke dorëzuar sërish vendin e parë të renditjes te Teuta, e cila ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Bylisit në “Niko Dovana”.

Sfida nisi vrullshëm për “të kuqtë” e Ilir Dajës, që në minutën e 12’ lëshuan shkëndijën e parë drejt portës së Skënderbeut me një goditje nga distanca të Çinarit, por topi u përplas në tokë dhe më pas u zotërua në dy kohë nga gardiani korçar.

Në minutën e 20-ë, kryeqytetasit kërcënojnë sërish, këtë herë pas një aksioni mjaft të bukur me protagonistë Çinarin, Ferhan Hasanin dhe Stenio Juniorin, por goditja e brazilianit shkoi mbi kuadratin e portës.

Dy minuta më vonë vjen një tjetër aksion i rrezikshëm i kryeqytetasve, me Jasir Asanin që provon reflekset e Rexhepit nga brenda zonës, ndërsa topi i grushtuar shkon te Ferhan Hasani, që me portën e boshatisur gjuan mbi kuadrat, duke shpërdoruar një mundësi flagrante.

Në minutat 26’ dhe 37′ janë Stenio Junior dhe Ferhan Hasani, që provojnë reflekset e portierit Rexhepi, i cili reagon mjaft mirë në të dy rastet, duke grushtuar topat e drejtuar në rrjetën e portës së tij.

Sfida u zhbllokua në minutën e 44-t, teksa pas një aksioni mjaft të bukur të të kuqve, Jasir Asani shërbeu saktë për Stenio Junior dhe braziliani ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Asgjë për të bërë nga ana e portierit Rexhepi, që u zgjat, por nuk arriti t’i ndryshojë drejtim topit, ndonëse e preku lehtë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Skënderbeun, që gjeti golin e barazimit në rastin e parë të rrezikshëm të ndeshjes. Pas një goditjeje dënimi, Taipi çon një top të saktë në zonë, aty ku Mensah devijon lehtë me kokë dhe mposht portierin e Partizanit, duke rikthyer baraspeshën në fushën e lojës.

Për minuta të tëra loja ishte me ritëm të lartë dhe zbritje e kundër-zbritje të shpejta, por pa u shënuar raste të rrezikshme, teksa për të parë një mundësi shënimi, duhej të vinte minuta e 87’, kur Jasir Asani u harrua i lirë në zonë, por gjuajti keq, duke dërguar topin jashtë.

Tjetër mundësi e “të kuqve” nga kryeqyteti në minutën e 88’, këtë herë me Stenio Junior, por braziliani fiton vetëm një goditje nga këndi, pasi gjuajtja e tij u devijua nga mbrojtja vendase.

Rastin e fundit për të shënuar, Partizani e pati në minutën e 93-të, teksa Asani u shërbye në zonë, por në një pozicion të vështirë gjuajti dobët me kokë dhe topi i kontrollua menjëherë nga portieri Rexhepi, një nga më të mirët në fushën e lojës sot, i cili u dha një pikë korçarëve.

Tashmë komplikohet rruga drejt titullit kampion për Partizanin, që mesjavën e ardhshme do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës dhe deri në fund e presin të tjera sfida të vështira si ajo ndaj Vllaznisë.

U rikthye te fitorja edhe Teuta, që pas barazimit pa gola në Shkodër ndaj Vllaznisë, ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Bylisit në “Niko Dovana” dhe përfitoi maksimalisht nga ndalesa e Partizanit, për të marrë kryesimin.

Durrsakët e nisën vrullshëm ndeshjen, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 15’ me anë të mesfushorit gjirokastrit Emiliano Aleksi, ndërsa ballshiotët kërcënuan me Ndrecën dhe Anthony Beji, por pa arritur të rikthejnë baraspeshën.

Në pjesën e dytë ishte mbrojtësi Marcelino Preka që devijoi në mënyrë të pafat një top në rrjetën e portës së tij, duke u dhënë avantazhin e dyfishtë durrsakëve, ndërsa më pas ishin Lorenco Vila dhe Dejvi Bregu që vulosën suksesin.

Vlen të theksohet se sulmuesi vlonjat Bregu humbi edhe një penallti, kur rezultat ishte 2-0, pasi goditja e tij nga 11-metrat u prit mjaft mirë nga portieri Pano Qirko, megjithatë kjo nuk ndikoi aspak në rezultatin e sfidës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency