Kategoria Superiore

Skënderbeu ndal Tiranën, Kukësi “hakmerret” ndaj Kastriotit dhe rikthehet te fitorja!

Barazimi i parë për Orges Shehin në stolin e Tiranës erdhi pas 11 ndeshjesh pikërisht në Korçë në qytetin ku shkroi historinë si futbollist me Skënderbeun. Bardhekuqtë ndalën bardheblutë në një barazim pa gola, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalojnë me skuadrën e Memellit që mori pikën e 10-të në 5 ndeshjet e fundit dhe rriti ndjeshëm shanset për mbijetesën. Për Tiranën e Shehit një barazim që i qëndron ngushtë sepse erdhi pas dy fitoresh dhe rresht dhe bardheblutë mund të humbasin terren në garën për Europën dhe titullin.

Në Korçë sfida nisi me Tiranën më kërkuese. Tentativa e parë në drejtim të portës erdhi në minutën e 7-të por goditja e Taulant Seferit ishte e lehtë dhe nuk solli asnjë vështirësi për Dajsinanin. 3 minuta më pas provoi edhe Marsel Ismailgeci nga distanca por portieri i Skënderbeut u shfaq në lartësinë e duhur. Minutat në vazhdim ishin disi më të qeta me dy skuadrat që u munduan të studionin lojën e njëra-tjetrës edhe pse duhet theksuar që Skënderbeu nisi të shikonte më shumë nga porta e Tiranës. 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin “zjarr” me raste nga të dy krahët. Në të 36-ën rasti i parë për Skënderbeun në këtë sfidë por goditja me kokë e mbrojtësi Leonard Vitija shkoi mbi traveresë.

E rriti shumë presionin skuadra e Memellit teksa në minutën e 40-të u desh ndërhyrja e Visar Bekajt për të evituar golin e korçarëve, me Jorgo Meksin që goditi fluturimthi por mori kundërpërgjigjen e portierit kosovar të bardhebluve. Goli ishte në ajër dhe erdhi pak sekonda më vonë me Uerdi Marën që krosoi saktë për Elvi Berishën i cili nuk fali në goditjen e tij me kokë, por gjithçka u anulua nga gjyqtari anësor për një pozicion jashtë loje. Në aksionin pasardhës u shfaq edhe Tirana e rrezikshme me Torassën që nxorri të lirë para porte Seferin, por sulmuesi nuk kontrolloi siç duhet topin e marrë nga argjentinasi. Pjesa e parë u mbyll me një diagonale të Seferit që nuk gjeti portën e Dajsinanit.

Pjesa e dytë nisi me Tiranën disi më mirë, por edhe bardhebluve u mungonte pasimi i fundit. Në të 60-ën provoi Erjon Hoxhallari nga distanca i cili në ditët po flitet për një kalim të St Mirren në kampionatin skocez, por goditja e mbrojtësit të kombëtares nuk gjeti portën e Dajsinanit. Në minutën e 69-të një tjetër rast i pari për Skënderbeun në pjesën e dytë, por goditja e Vangjel Zguros nga distanca ishte e lehtë dhe u prit pa vështirësi nga Bekaj. 4 minuta më vonë erdhi kundërpërgjigjia e Tiranës me Augstin Torassën që provoi të realizonte një perlë, por parabola e tij nga jashtë zone shkoi për fare pak mbi traun e portës.

Në minutën e 76-të tjetër mundësi e mirë për kryeqytetasit me Seferin që iu vodh mbrojtjes vendase, por tentativa e tij fluturimthi nuk shkoi në kuadrat. Minutat në vazhdim folën pothuajse të gjitha për Tiranën që e përqëndroi lojën në gjysmëfushën e Skënderbeut, por rastet e pastra për shënim munguan me dy skuadrat që ndanë nga një pikë, barazim që u shkoi më shumë përshtat korçarëve të cilët e ngushtuan në vetëm 3 pikë diferencën me Bylisin e vendit të 8-të dhe kanë shanse reale për të kapur zonën play-out ose pse jo për të synuar qëndrimin direkt në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm.

Kukësi u rikthye pas afërsisht dy muajve te fitorja dhe klubi verilindor ia doli mbanë për ta bërë këtë në një fushë që konsiderohet si e vështirë, ndaj Kastriotit. Në Kamëz blutë e Mirel Josës shpërthyen me tre gola në pjesën e dytë, duke regjistruar suksesin e parë në kampionat pas ekzaktësisht 56 ditëve. Fitorja e gjashtë larg shtëpisë u vulos nga dy golat e qendërsulmuesit Patrick Friday Eze, që i mjaftuan 28-vjecarit nigerian për të kaluar kapitenin e ekipit të tij Agim Ibraimi në listën e golashënuesve më të mirë të këtij edicioni të Kategorisë Superiore, ndërsa llogaritë i mbylli përfundimisht Bruno Lulaj. Në këtë mënyrë formacioni i drejtuar nga trajneri Ramazan Ndreu shpërdoroi ndoshta mundësinë e fundit për të bërë rokadën me skuadrën kukësiane, përkundrazi tani është klubi verilindor që duket se shkëput përfundimisht lidhjet me “zonën e ftohtë”, teksa krijon një diferencë prej plot 5 pikësh me ekipin e Kastriotit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency