Kategoria Superiore

Operohet Dejvi Bregu, kthehet nga mesi i shkurtit

Dejvi Bregu i nënshtrohet operacionit pas dëmtimit të pësuar në miqësoren që Skënderbeu zhvilloi ndaj Tiranës. Vlonjati i korçarëve pësoi një frakturë në pjesën e sipërme të krahut të djathtë, duke bërë që lojtari të humbasë fazën përgatitore. Pas vizitave më të detajuara mjekësore, 23-vjeçari i është nënshtruar operacionit, i cili ka dalë me sukses.

Mjekët e kanë siguruar Dejvi Bregun që rikuperimi i tij varion nga 3 deri në 5 javë, duke bërë që lojtari të humbasë tri javët e para të fazës së tretë, për të qenë në dispozicion të plotë të trajnerit Orges Shehi vetëm nga mesi i muajit shkurt. Dëmtimi i sulmuesit të krahut erdhi në momentin më të mirë për të, pasi futbollisti kishte nisur në mënyrën e duhur fazën përgatitore dhe shihej si një pikë referimi për skuadrën e Skënderbeut.

Jo vetëm në aspektin individual, por edhe për kampionët mungesa e tij do të ndihet shumë në fushën e lojës, duke qenë se deri më tani vlonjati i sulmit bardhekuq ka shënuar plot 7 gola (golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe në garë për të fituar Këpucën e Artë). Gjithashtu Bregu është një nga lojtarët më të rrezikshëm në repartin e avancuar me lojën e tij, duke dhënë edhe shumë asiste për shokët e repartit.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency