Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Skënderbeu nuk fal në shtëpi, Flamurtari bie në transfertë/ Besa “shuplakë” Turbinës

Pas barazimit pa gola në fundjavën e kaluar, Skënderbeu rikthehet te suksesi në Kategorinë e Parë. Për llogari të javës së 19-të, korçarët mposhtën në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 Tomorin. Heroi për bardhekuqtë ishte Temitop i cili në minutën e 16-të të pjesës së parë shtyu në rrjetë një top të goditur nga Prençi dhe që ishte ndalur në traversë.

Në fraksionin e dytë, saktësisht në të 75-tën, beratasit mbetën me 10 vetë pasi Shaqe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Kështu, në pjesën e mbetur, Skënderbeu e menaxhoi më së miri avantazhin teksa të besuarit e trajnerit Ivan Gvozdenovic ngjiten në kuotën e 37 pikëve në vendin e parë. Nga ana tjetër, Flamurtari dështoi në transfertë përballë Tërbunit. Ecuria prej tre fitoresh radhazi e vlonjatëve mori fund në Pukë, teksa vendasit fituan me shifrat 1-0. Autori i golit vendimtar për Tërbunin ishte Saliaj në minutën e 71-të të pjesës së dytë.

Lexo edhe:

Pas këtij trepikëshi, Tërbuni renditet në vendin e tetë me 24 pikë ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e dytë me 35 pikë. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Lushnja mposhti me rezultatin 3-2 Korabin, Burreli fitoi 1-0 ndaj Luzit, Besa mposhti thellë 5-1 Turbinën ndërsa Oriku fitoi 1-0 ndaj Besëlidhjes. Ndërkohë, të dielën, Dinamo luan ndaj Apolonisë me Blutë që në rast suksesi mund të barazojnë në krye Skënderbeun dhe në të njëjtën kohë të parakalojnë Flamurtarin.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...