Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Skënderbeu përfiton nga ndalesa e Korabit dhe ngjitet në vendin e tretë, fiton edhe Besa

Skënderbeu koleksionon fitoren e dytë radhazi në Kategorinë e Parë teksa korçarët mposhtën në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0, Turbinën. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenovic, nuk e vendosi kurrë në dyshim triumfin teksa shënuan dy gola në pjesën e parë. Ai që zhbllokoi ekuilibrat ishte Dean Liço në minutën e 16-të, ndërsa në të 24-tën dyfishoi Abdul.

Në fraksionin e dytë, mendoi Rei Pecani për të shënuar të tretin dhe për të vendosur në kasafortë tre pikët me Skënderbeun që tashmë ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë, duke parakaluar Korabin ndërsa para bardhekuqve janë Flamurtari me Dinamon. Nga ana tjetër, Korabi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Burrelit. Dibranët në fakt ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Kekos, por në pjesën e dytë, vendasit barazuan me Ferrukun.

Pas këtij barazimi, Korabi renditet në vend të katërt me 18 pikë ndërsa Burreli mban vendin e tetë me 11 pikë. Në ndeshjet e tjera, Besa fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Orikut teksa golin vendimtar e shënoi Raza në pjesën e parë ndërsa Tërbuni e mbylli në barazim 1-1 sfidën me Luzin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...